Berisha: Përgatitu, beteja do të jetë e fortë. Rama: Ju e keni harruar çfarë është programi
Berisha: Nëse shkelmoni besimin e shqiptarëve, do luftojmë t’u vendoset dinjitetiMbas shumë diskutimeve maratonë për programin e ri qeverisës në kuvendin e Shqipërisë, ka ardhur edhe diskutimi i kryeministrit dhe deputetit të Partisë demokratike, Sali Berisha.
Për diskutimin e ishkryeministrit, kreu I grupit parlamentar të Partisë socuialiste, Gramoz Ruçi, kishte kërkuar nga Kryeparlamentari ilir Meta, që ky diskutim të ishte pa limitin kohor të diskutimeve te tjerë.
Të nderuar qytetarë dhe qytetare shqiptarë që ndiqni në ekrane televizive dhe valët e radiove këtë debat lidhur me atë që duhet të ishte program i qeverisjes tuaj për 4 vitet që vijnë. Në një hyrje të shkurtër edhe një herë dua të theksoj, në zgjedhjet të cilat u karakterizuan nga dhuna dhe terrori siç faktoi në mënyrë të pakundërshtueshme Lezha dhe Shkodra dhe qarqe të tjera, në zgjedhje të cilat u fituan me premtime anti globaliste të tipit alla Papandreu, në zgjedhje të cilat u përdorën shuma marramendëse të parave të pista, ne demokratët e vendit njohëm rezultatin në përputhje me një kod moral të politikës, dhashë dorëheqjen ndonëse dhjetra e mijëra demokratë kërkonin të mos bëja atë xhest. Por një thirrje më eprore se sa zëri i tyre ishte thirrja e dinjitetit njerëzor, ishte thirrja e kombit tim dhe vendit tim ndaj dhe vij këtu sot si anëtar i thjeshtë i Partisë Demokratike. Në zgjedhje, të cilat kishte shumë motive për të bojkotuar seancën e parë të këtij parlamenti, u paraqitëm në emër të respektit ndaj tempullit të qytetarëve shqiptarë. Por çfar ndodhi. Me hapjen e parë në parlament, pas zgjedhjes së Kryetarit të parlamentit, opozitës iu shpall luftë. Atyre të cilëve ky term i ashpër i them se ne këtu në parlament kaq hapsirë kemi. Ne jemi në minorancë dhe kemi një rregullore, kemi një kod që rregullon marrëdhëniet tona, por kjo rregullore u anashkalua dhe kreu i maxhorancës aktuale donte me çdo kusht me një akt të tejkalonte edhe etërit e tij, të na impononte paraqitjen diskutimin e një dokumenti që se kishim parë kurrë me sy, të një dokumenti që se kishim lexuar kurrë, sishte shpërndarë kurrë. Shpërndau nëpër media gënjeshtarët profesionist, zelltarë, servilë, të cilët diziformonin shqiptarët se kjo praktikë qenka ndjekur edhe në 2005 në një kohë që ishte krejt e kundërta. Jo vetëm në 2005, por edhe në vitin 91 e kundërta e kësaj. Në historinë e parlamentit te pare pluralist skishte ndodhur kurrë me një akt lufte ndaj opozitës ti kërkoje asaj të debatonte për një dokument që nuk e kishte lexuar. Kjo u korrigjua, ne erdhëm përsëri. U ulëm nëpër banka të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë u ulëm në emër të tuaj. Çfare ndodhi. Kreu i maxhorancës, i cili është unik në Shqipëri, në Ballkan dhe në Europë, lexoi këtu pamfletin e urretjes ndaj opozitës.
Ju dëgjuat ai shpalli prej këtu epokën e rrënimin epokën tuaj, epokën e Shqipërisë demokratike. Ai krahasoi 23 qershorin me 22 marsin në përmbysje të etërve të tij. As në Greqinë antike të tilla urretje vështirë të gjesh në legjendat dhe mitet e asaj kohe. Shqipëria që po rrënohet me një akt të gjere dhe një popull i mallkuar si populli opozitarë, një popull i dërrmuar si populli opozitarë. Ndaj dhe ne në një akt proteste i dëshmuam zotërisë se ne nuk jemi ata që kërkon ai. Dhe tani do ti them në emër tuaj qytetarë dhe qytetare shqiptarë që votuat kundra këtij dhe pro nesh, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, ne jemi rracë e veçantë si popull, ne jemi popull që nuk vajtojmë, jemi popull që nuk qajmë ne jemi popull që nuk lëndohemi kaq kollaj. Edhe në humbje festojmë, edhe në vdekje ne festojmë, sepse kemi bere nje jete me nder, sepse kemi punuar, sepse për ne flasin veprat, flet Shqipëria që ai urren, flet Shqipëria që e shpalli të rrënuar në emër të Shqipërisë të etërve të tij. Gabohesh ti që mendon se ne jemi të dërrmuar. Ne jemi parti e vlerave, harroje, edhe paraardhësit e tuaj kanë menduar që jemi të tillë dhe ja kemi faktuar se sa të dërrmuar jemi ne. Ne ndertojme vlera, ne kemi ndertuar parime, ne kemi ndërtuar Shqipërinë. Në çdo rrethanë në celebrojmë sepse shembëm murin e etërve të tij. Në çdo rethanë në celebrojmë sepse ne anëtarësuam Shqipërinë në Këshillin e Europës, kur personi që hapi parlamentin i thoshte Europës hapur se molla nuk është pjekur. Ne jemi lokomotiva e integrimit të këtij vendi. Asgjë nuk na pengon neve ne punen tone, kur ky që drejton sot maxhorancën pretendon të na kthejë në epokën e etërve të tij me bilbila e bori në këtë sallë u përpoq të bllokonte marrëveshjen e stabilizim asociimit dhe asnjë nga ata ditzinj nuk është ministër. Ne bënin gjithçka për të firmosur kontratën me Bankën e Europës. E firmosëm kur ky në emër të Shqipërisë të etërve të tij shpërndate letra në partitë ekstremiste të majta që mos të mos ratifikonin marrëveshjen në parlamentet e tyre. Ne bënim reformat dhe besonim që reformat duhet të ishin gjuha e jonë. Ne ja dolëm të ratifikonim me 27 vende kontratën tonë me Europën, kur ky në emër të etërve kishte shpallur bllokimin e integrimit si objektivin kryesor të forcës së tij politike. Ne dorëzonim kërkesën për anëtarësim përfundimtar në Bashkimin Europian dhe kjo denoncohej prej tij. Zotëria bëri gjithçka që ne mos të merrnim pyetsorin. Ne morëm pyetsorin me 2284 pyetje dhe me 200 nënpyetje me librin më të madh të shkruajtur në historinë e këtij vendi, dorëzonim në Bruksel universin e reformave me të cilën kishim proceduar gjatë qeverisjes tonë. ne kemi ndertuar, ne celebrojme humbjen por askush për asnjë sekond dhe asnjë moment të mendojë se ne jemi të dërrmuar, jo jo nuk dërrmohemi ne kurrë, nuk kthehen kurrë mbrapa veprat dhe projektet tona.
Shqipëria ka vuajtur gjithë jetën nga pasiguria e saj, nga pushtimet, coptime dhe njëmijë pamundësi të tjera. Ëndrra absolute e sigurisë shqiptare ishte NATO-ja. Ne anëtarësuam Shqipërinë në NATO, shqiptarët kishin vuajtur më shumë se cdo komb tjetër nga etërit e këtyre për të lëvizur të lirë. Vareshin në sheshet e qyteteve me firmat e etërve të këtyre se guxonin të shqiptonin fjalë të drejtave të njeriut. Ajo ishte ëndërr. Lexoni programin. U zotuam se do të realizoinim vizat. Realizuam atë në një kohë kur zotëria (Rama) vinte cadrat para kryeministrisë për të bashkëpunuar me albanofobë të ndryshëm në parlamentin shqiptar dhe gjetiu në mënyrë që shqiptarëve vizat të mos u hiqeshin. Por atje nuk dominon albanofobia. Atje dominon iluminizmi, dominojnë parimet e larta të demokracisë, respekti ndaj kombeve sovrane.Pra ne celebrojmë. Atë që e konsiderojnë Shqipërinë të rënuar është Shqipëria demokratike, Shqipëria që bëri gjithë këto hapa të sigurta drejt integrimit. Absolutisht me probleme të pamohueshme, me vështirësi serioze, por ajo është Shqipëria ne nuk donim kurrë të kishim qenë pa partneritet dhe këtë partneritet e prishi dhe shkelmoi në mënyrën më mizore, më absurde, më antishqiptare, njeriu që sot kryeson këtë mazhorancë. Çdo qytetar duhet të shtrojë pyetjen se si ka mundësi që një njeri i cili u bë kryetar mazhorance duke bllokuar vendin e tij dhe integrimin të mos dijë të gëzohet, por të shpalosë urrejtjen si kënaqësinë e tij më të madhe shpirtërore, të fluturojë të nesërmen me pamfletin e urrejtjes në parlamentin e Kosovës. Të ndjellë dhe atje urrejtje dhe të thotë se fajin e ka Saliu. Se i shkruajta unë fjalimin e tij me albanofobë ne të cilin injoroi kollosin e Kombit. Ndoshta figurën më të madhe të këtij vendi nga Skënderbeu deri më sot, Ibrahim Rrugovën. Njeriu që, shqiptari, sigurisht ata që ju marrin nënat pension nuk duan të dëgjojnë emrin e tij, u marrin pensione pa dit edhe greqisht kjo është më e bukur, shqiptarit i cili u faktoi shqiptarëve, ju faktoi ballkanasve, ju faktoi Europës se forca e ideve është më e fortë se çdo anë tjetër dhe se në gjeninë e tij projektoi atë që askush nuk ia besonte dikur, Kosovën që sot është e Pavarur. Në atë sallë dhe parlament niste urrejtja , në atë sallë dhe atë parlament ka folur Bill Klinton, ka folur Tony Blaitr që ti e ke kontraktuar, kanë folur burrat e mëdhenj të kësaj toke, ka folur Havier Solana, por asnjëri nuk ka guxuar, nuk ka menduar të anashkalonete Gandin e shqiptarëve, Gandin e Ballkanit , Gandin e Europës, njeriun e paqes, njeriun e tolerancës njeriun e virtuteve më të larta njerëzore. E bëre ti sepse i përket atij grupi Albanofobësh për të cilët qenia shqiptare është për tu shkelmuar, e bëre ti që vjen me një Kabinet sot këtu, më të pabesuarin në historinë e vendit, më nepotikun. Më thoni ju, në cilin Kabinet nga Adil Carcani deri më sot ka patur 3 anëtarë të Këshillit të Ministrave nga e njejta familje dhe pastaj bërtitet kundër nepotizmit. Kujt i shiten këto? Tre familjarë në Këshillin e Ministrave . ky është kabineti ,,,
Unë e kuptoj, u përjashtuan të gjithë nanoistët, absolutisht kryeminstri ka të drejtë të zgjedhe cilindo, por vetë ishte i vetmi ministër në kabinetin Nano, të cilin ministrant e kabinetit Nano e cuan në Prokurori për vjedhje dhe korrupsion. Kabinet më të rinj. Financat i jepen njeriut të financave të Ramiz Alisë, i cili hipi në atë funksion vetëm se i tha “shoku Ramiz do e zgjidhim me pataten problemin.” Është kjo për tu tall me vendin?Ne njëlloj si ju nuk mposhtemi, nuk dërrmohemi, nuk dëshpërohemi, por ne u larguam nga salla sepse dokumenti që u paraqit këtu ishte çdo gjë tjetër por jo program. Ishte një urrejtje ndaj opozitës. Ishte një përsëritje e megamashtrimeve të alla Papandreut ndaj shqiptarëve. E dini ju se cbëri Xhorxhi, të cilin dje e shpalli non grada Skocia dhe se lejoi të futej në territorin e saj. Xhorxhi u tha grekëve “ paratë janë, sjemi ne. Na votoni ne që të zgjidhim krizën”. E votuan, u mashtruan, por në fund sillet në shkretëtirën e mashtrimit dhe e shpallin Non Grada nga një vend në një vend tjetër .Të nderuar zotërinj, do ti mbajë apo jo premtimet kjo është çështje e tij por një gjë ju siguroj unë, Sali Berisha do të votojë çdo premtim të tij në Parlament. Ndonëse ato premtime nuk i bëja kurrë sepse ato janë rrënimi përfundimtar i gjithanshëm. Ka një gjë, ka një vendim, ka një poshtërim, por ka diçka në hierarkinë e vlerave, ajo është më eprorja. Ai është dinjiteti i qytetarëve shqiptarë. Në qoftëse u ke marrë votën duke i mashtruar i bindur të jesh tij që ne nuk do të njohim kufij, nuk do lemë betejë pa zhvilluar për të cuar në pjedestal dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarëve të lirë shqiptarë. Kjo është arsyeja ndaj dhe përgatitu beteja është e fortë. Ke premtuar 300 mijë vende pune, asnjë vend pune nuk ke justifikuar deri më sot. Ke premtuar ulje cmimesh për të gjithë shqiptarët, asnjë çmim nuk do të mund të ulësh ti, edhe sistemin e Enverit po vendose do të ndodhë që dyqanet do të boshatisen dhe do të shkojnë drejt triskave dhe tollonave dhe nuk do të mund të bëhen. Ti që premtove sistemin e shëndetësisë falas dhe vure Beqajn, për meritën e vetme se ka vjedhur ne tendera me kunatin tënd me një Franko, i cili ka fituar të gjitha tenderat e bashkisë. Ti u talle me jetën, me shëndetin, me çdo gjë të qytetarve shqiptarë. Ti që mendon se do të vendosësh rendin me Sajmir Tahirin! Dale qytetarë. Absolutisht që ka problem me rendin, nuk ka më bandash që ishin dhe që sundonin Shqipërinë, por ka një fakt të pakundërshtueshem. Njëriu që kryeson sot mazhorancën, është njëriu historikisht më i lidhur me çdo bandë kriminale të Shqipërisë. Nga banda e Rrugës së Kavajës, nga banda e Lushnjes, shko merr dosjen në prokurorinë e Firences , nga banda e Dritan Dajtit, hajde të të japim të dhënat po deshe, nga banda e cila i vodhi Spartak Ngjelës 134 kuti votimi tre ditë rresht. Pra ti do të luftosh rendin? Ti je sllav i krimit. Ti vetem rend smund te vendosesh dot.Për Shqipërinë rëndësi kryesore ka ekonomia. Asgjë më të rëndësishme për jetën tuaj dhe të fëmijëve tuaj nuk ka sesa masat ekonomike të qeverise. Para dhjetë ditësh organizohej në Tiranë një konference nderkombetare, e cila për hirë të së vërtetës, në seancën e parë ishte një lukuni hajdutësh të cilët kishin mbushur xhepat dhe qeset e tyre me territore në Tiranë dhe më gjërë, séance e dytë kishte burra të shquar, reformatorë të vërtetë, të cilët kishin shpëtuar vendet e tyre nga kriza shumë të thella. Çfarë thanë kur i dëgjuan ministrant tuaj!? 95 përqind thanë se është dështimi. Po pse? Sepse këta, thanë, mohojnë çdo gjë, çka do të thotë se këta nuk kuptojnë asgjë. Se këta nuk marrin vesh asgjë. Kjo është e verteta!
Unë kuptoj votën tuaj , sepse midis rritjes 8% që ishte në vitin 2008 dhe rritjes 2 apo 3 % që ishte në vitin 2012, ekziston një diferencë katër herë, ka dhimbje, por një gjë duhet të dini. Mos raftë kurrë të kujtoni vitin 2012 në një vit që Shqipëria të zhytet në recension, sepse recensioni është i tmerrshëm. Se në recension varfëria nuk rritet me 2%, varfëria rritet me dy shifra, se në recension papunësia nuk mund të ulet me 0.5 % përkundrazi 2 dhe 3 fishohet, siç është 2 dhe 3 fishuar në vendet përreth.Lexojeni pak projektin ekonomik të tij, një projekt pa asgjë. Po ju bëj një pyetje të dashur qytetarë. Me vjen keq që po e them por do tua them këtu. Fatmir ata që i kanë flokët e thinjura duhet të jenë shumë të kujdeshëm kur flasin para audiencës, sepse njerëzit presin seriozitet të madh prej tyre. Presin të paktën të mos mund të thuhet gënjështarë. Ju thatë qytetarëve se Berisha nuk kishte shifra. Më lejoni tu lexoj vetëm një paragraph të shkurtër, vetëm shifra sepse ekonomia lëviz me shifra, sepse financat dhe politika fiskale lëvizin me shifra. Për të gjithë. Përveçse për financierin e Ramiz Alisë që do të mbajë financat shqiptare. “Financat publike dhe ekuilibri makro, difiçiti buxhetor në fund të katër vjeçarit do të jetë jo më i madh se 4%”, thuhet në programin e paraqitur në këtë parlament para jush. Nuk ka asnjë përqindje në programin tuaj për financat publike. “Inflacioni do të jetë 2 deri ne 4 përqind”, në programin e PS nuk ka as edhe një shifër të vetme. “Investimet publike - private do të arrijnë në vitin 2009, 33-35% të prodhimit të brendshem nga 20% që është në vitin 2005. Investimet publike me burime të brendshme do të arrijnë mbi 5% të prodhimit të brendshëm”. A doni t’jua lexoj të gjitha çdo kapitull këtu është vetëm i tillë. Po pse mungojnë këto? Sepse në premtimet alla papanderu nuk mund të këtë asnjë shifër . Paratë janë këtu. Po po janë këtu paratë ! Po pse nuk ka shifra? Sepse nuk ka asgjë. Pse nuk ka afate kohore? Sepse nuk do të bëhën kurrë. Pse nuk ka përqindje? Sepse asgjë , që të gjitha aknë qenë një dramë në besimin e qytetarve shqiptarë. Ne ju garantojmë se do të qëndrojmë fuqishem. Mos harroni se keni prekur dinjitetin e tyre duke ju marrë besimin. Mos mendoni ju se qytetarët e lirë shqiptarë do të pranojnë një shkallë të tillë poshtërimi. Jo. Nuk e pranuan grekët dhe e hodhën në koshin e plehrave të historisë njëriun që i mashtroi. Nuk e pranuan kombet e tjera, nuk do e pranojnë shqiptarët, ndaj dhe në vend që të merreni këtu me opozitën, ju thojini shifra shqiptarëve, jepini të dhëna shqiptarëve. E turpshme. Një ministre e juaja pyetet sesi do të bëhet trajnimi i 80 mijë grave vitin e parë? Përgjigjet se, do të heqim qoftet nga oborret e spitaleve. Hiqni dorë nga sharja e Shqipërisë, sporti juaj më popullor ky. Njerëz që endeni për të gjetur një shifër të zezë për vendin tuaj dhe që mohoni çdo zhvillim tjetër për vendin tuaj. Mohuat për katër vite me rradhë rritjen ekonomike si në ansjë vend tjetër të rajonit. Ju keni kontraktuar Tony Blair, ka një botim serioz në parathënien e Tony Blair kërkojani se jua jep, në të cilin Shqipëria renditet e katërta në botë për shdnërrimin e rritjes në mirëqenie dhe ky është një grup që nuk ka pasur kurrë lidhje, por kjo nuk ju konvergon, citoni gjithë ditën Transparency International dhe qani për shqiptarët e korruptuar me të shoqen e “faqeziut”. Po Shqipëria në luftën kundër korrupsionit ka mbledhur 8.2 miliard dollar. Shqipëria me luftën kundër korrupsionit shtroi mbi 10 mijë kilometra rrugë , ndërtoi Rugën e Kombit, për të cilën bërë gjithçka për ta bllokuar dhe flisje dje për zhdukje të kufijve, ndërkohë që kishe çuar deputetet e tu për të nisur grevën e urisë në tunelet e Kalimashit , por ti përzunë mirdiëtorët. Po. Po. Shqipëria ndërtoi dhe rindërtoi mbi 1300 shkolla, shtriu internetin. Kushërira që merr vesh por që ska folur një fjalë se ajo e di që Shqipëria në vitin 2005 kishte penetrimin e internetit 4.8 % dhe sot ka shërbime teknologjisë së lartë, ndër më të gjërat dhe po afrohet direkt me nivelin Europian. Shqipëria arriti të ulë 3 deri në 5 herë tarifat e celularëve dhe shtriu 3G dhe pregatiti platformën për 4G. Shqipëria u bë vendi i parë në botë për prokurimet elektronike 100 per 100. Përsëri ka korrupsioni kjo është e vertete. Çfarë bëtë ju për luftën e korrupsionit, sollët një megamumuth. Në doktrinën e atyre që merren me korrupsion ka një kusht themelor. Sa më i madh të jetë pushteti aq më i madh është mundësia e abuzimit dhe nga korrupsioni nuk ka asnjë imunitet. Vijmë krenar para jush qytetarë shqiptarë se për këtë parim sot administrata shqiptare është njëra nga më të voglat në botë. Çfarë ndodhi? Sot keni një qeveri 30 e ca më të madhe, dhe jo vetem që keni qeverine më të madhe por keni zmadhuar me 18% parlamentin. Apo nuk janë shpenzime te shokëve tanë Cfarë do ti bëni ju korrupsionit kur një pjesë e juaja jeni me dosje të qarta korruptive ? Ju personalisht, flisni çdo ditë, por unë jam këtu për tu thënë shqiptarëve , se cilido që gjen një qindrakë të vetme abuzimi nga ish-kryeministri juaj do të më bëjë nderin më të madh dhe unë jam burrë i vendimeve. Do të marr çdo vendim. Por çfarë ndodh në anën tjetër. Vjen me një pallat në shpinë 5 katësh, vjen me një vilë. A ka ndonjë lidhje ministri i jashtëm te ajo vilë dhe ai truall? Mos ke paguar gjë mandatin më atë tokë, kujtohu pak, se del me 2 dollarë toka ndërkohe që ato është blerë disa vite më parë me 22 dollarë. Çfarë do të bëni ju në luftën kudnër korrupsionit kur keni ngarkuar në financa, njëriun që pasi u vodh flori në tunelin e Kërrabës do të deklaronte se nuk ka pasur Banka floririn në një kohë që ai ekzitonte në raportin e bankës. Çfarë do tu bëjë këtyre të papunëve ky që ka ndërtuar dy vila pa pas asnjë vit rrogë dhe në fund vodhi edhe komjuterin e Mjaft-it, çfarë do tu ky që vodhi me Hermesin e tij 10 milion euro në Telekom. Prandaj dhe korrupsioni është jetim në programin tuaj. Aty ke qene i sinqertë nuk mund të flisje, nuk mund të zotoheshe, nuk mund të merrje asnjë masë, masat do ti marrin shqiptarët ndaj jush.
Lexoni kapitullin e ekonomisë. Qesharak. Njerëz që nuk kanë koncept se çfarë ështe modeli. Jua thanë ekspertët që thirrët në Konference. Ju nuk keni model. Po të lexoni nuk ka deklarat më qesharke te një OJQ-je armike të PD dhe asgjë tjetër, e di çfarë thote. Po jua lexoj :1.Modeli ekonomik, do mbushim gropën që po krijon tkurrja e disa sektorëve të ekenomisë. C’lidhje kanë me modelin këto, ata që kuptojnë se c’është modeli ata e kuptojnë që kjo është injoranca.2. “Do eleminohet apo do ngushtohet deficiti buxhetor”. Me se , si do eleminohet? Cfarë do bëhet? Me cilin model? Ti ske model. Dëgjojeni, dëgjojeni, do ua marrim hajduteve thotë. P ti je hajdut me cizme (Sajmir Tahiri) ti vetëm për vjedhje s’mund të flasësh.3. “Do zhvillojmë, ristruktojmë, modernizojmë biznesin shqiptar që dominohet nga biznese të vogla familjare. Po kudo në botë biznezi dominohet nga bizneset e vogla. Lexojeni në google statistikë, 80% 90%, në vendet më të zhvilluara të biznesit janë biznese të vogla . Ku është modelimë thoni pak. Modeli përcaktohet nga politikat fiskale përcaktohet nga raporte të administratës, nga drejtime në burime, modeli përcaktohet nga modelet e financave publike. Ju jeni jashtë modelit ndaj dhe këshilltari që kishit sjelle në konferencë ju tha se skeni model. Ju jeni pa model .Tani si përfundim, ky është një pamplet i pasur me urrejtje ndaj opozitës, nje përqeshje ndaj qytetarëve shqiptarë, një tallje ndaj pritshmërisë së tyre, por një gjë prap ua them këtu se që të gjitha ju po i shndërruat në të vërteta do keni votën time . Unë i deklarova shqiptarëve se gjëra të tilla nuk i premtoj, ju i premtuat. Por në qoftëse ju mashtroni shqiptarët dhe shkelmoni mbi besimin e tyre atëherë ne do i udhëheqim shqiptarët për tju bërë ju atë që i bënë Xhorxhit grekët.Dhe njëherë do tu deklaroj shqiptarëve se ky është megamashtrimi më i madh që është paraqitur para jush. Por absolutisht do luftojmë me të gjitha mjetet demokratike që ato një nga një të vendosen në këtë vend ose të vendoset dinjiteti juaj në piedestalin që meritojnë." tha Berisha
Menjëherë pas ishkryeministrit Berisha, fjalën në kuvendin e Shqipërisë e ka marrë kryeministri Edi Rama.Rama ka deklaruar se Sali Berisha nuk e ka marrë akoma veten nga humbja.“Kur ha një milionë shuplaka, mendjet o të vijnë, o të ikin aq larg sa duhen vite për t’i kapur. Jo unë, jo ne, dikush tjetër, fatkeqësisht i njohur si krahu i armatosur me shifra dhe të dhëna të rreme i qeverisë së ikur, INSTAT-i, dora vetë, sapo e ka publikuar një dokument shumë interesant për këtë diskutim, që vazhdon për programin. Dokumenti thotë, se në 4 vitet e fundit varfëria nuk është tkurrur, por është shtrirë më tutje, duke përfshirë nën hijen e saj më shumë familje të zakonshme shqiptare. Nga 2008-a në 2012, sipas INSTAT-it dora vetë varfëria në qenkej rritur nga 12.4% në 14.3% çka do të thotë se edhe vetë INSTAT-i juaj pranon se 30 mijë shqiptarë më shumë kanë rënë në humnerën e varfërisë. E vërteta është ende më e hidhur, shumë më e hidhur, por për sot le të mbetemi këtu.
Në paraqitjen time të programit të qeverisë së “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, i thashë Kuvendit se ka perënduar një kohë e vjetër dhe ka filluar një kohë e re, në radhë të parë në këtë Kuvend. Sot po e marr këtë fjalë me një provë të ndryshimit që ka ndodhur. Nuk dyshoj, se të gjithëve ju kujtohej koha, jo shumë e largët, kur ky Kuvend bëhej skena e ndërhyrjeve pa vend, pa orar, pa kriter dhe as karar antiopozitar e kryeministrit, që kapte mikrofonin pasi fliste një deputet i opozitës.E pra, pas këtij diskutimi, gjysmë maratonë për programin e qeverisë sonë, që ndoqa fund e krye pa lëvizur që këtej, asnjë minutë s’ia mora këtij Kuvendi për t’u marrë kohë diskutantëve, jo e jo, po për të sharë sipas traditës, një deputet të opozitës edhe pse dëgjova jo pak fjalë të pagdhendura në adresën time apo jo pak fjalime të pakalueshme në sitën etike në adresën e qeverisë. Përkundrazi kam shënuar me dhjetëra fletë me çka kam arritur të dëgjoj dhe aq sa kam arritur të kuptoj, ashtu si gjithë ministrat, nga gjithçka u mundua të thoshte deri tani opozita mbi programin e qeverisë. Ky nuk quhet kodi i heshtjes, po Kodi i Mirëqeverisjes, që duam t’i japim shqiptarëve, duke filluar që nga vendosja e premtuar e standardeve europiane të dëgjimi të opozitës dhe të komunikimit me publikun dhe me opozitën, pa asnjë dyshim. Çdo ditë të re, Shqipëria do të hyjë në këtë botë të re, sepse shumica e re do ta respektojë përditë këtë kod.
Ju ikët nga salla pa e dëgjuar paraqitjen time të programit të qeverisë, fatmirësisht jo të gjithë dhe gjej këtu rastin t’i falënderoj ata që nuk e ndoqën atë vijë të kërrusur sjelljeje. Ikët duke sharë e dhe bërtitur. Dhe, vijuat jashtë duke u ankuar para popullit për gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës së opozitës, por përmbajtja e fjalëve që dëgjuat sot e mot nga unë në këtë sallë nuk ka të bëjë as me urrejtjen ndaj jush e as me dhunën mbi ju. Përmbajtja e fjalëve të mia është e vërteta ime, mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen. Unë nuk jam zgjedhur që t’u pëlqej juve kur flas, largqoftë. As idetë apo mendimet e mia të gëzojnë medoemos pëlqimin tuaj dhe as që qeveria që unë drejtoj t’i ngjajë qeverisë suaj, mos o Zot, që e çoi Shqipërinë në drejtim të gabuar dhe pikërisht për këtë mori ndëshkimin shembullor jo nga ne, por nga ata që u bënë 1 milionë. E, që njësoj si në atë marsin e lavdishëm, patjetër, të historisë sonë të 92-shit vendosën pikërisht, sepse siç e provuat deri tani meritoni të rrini aty dhe jo të qëndroni këtu.Kam 15 vjet që ju ndjek pa mundësi prezence dhe as të drejtë replike në këtë sallë, ku besoj se emrin tim gjithë këto mure do ta mbajnë mend përjetësisht për aq shumë sa e keni përgojuar, cenuar, përbaltur. Personalisht, me fis e me farë. Por dëgjojeni dhe mbajeni mend mirë se çfarë do t’ju them sot;
Jo vetëm kur mora fjalën për herë të parë në këtë Kuvend, seancën e shkuar, por për aq vite sa detyra do ma kërkojë të marr fjalën në këtë sallë, personalja, fisi dhe fara e kundërshtarit s’kanë qenë dhe s’do të jenë ndonjëherë pjesë e përmbajtjes së fjalës sime. Por ama, nga ana tjetër, sa më parë ta fshini nga mendja iluzionin se unë do t’ju kursej në këtë foltore për të pabërat e lebetitshme që ka bërë keqqeverisja juaj, aq më të lehtë do ta keni të ngjiteni në nivelin e minimumit jetik të mirësjelljes mes njerëzve, këtu, në mes të Europës, dhe padyshim do t’u afroheni më shumë interesave të vendit dhe të zgjedhësve tuaj me të cilat jeni shumë larg në këtë zanafillë të jetës suaj opozitare. Sidoqoftë në të gjitha rastet sjellja juaj është zgjedhja juaj. Opozita e sotme është e lirë të mos nxjerrë mësime nga obobobo ç’i panë sytë në kutitë e votimit. Ne kemi detyrën që çdo hap ta hedhim duke mësuar nga libri i trashë i arsyeve që e çuan në opozitë qeverinë e vjetër. Në kujën që vutë pasi dolët nga salla iu ankuat publikut se nuk e kishit marrë programin. E gënjyet. Se nuk ishte e vërtetë. Pastaj ju betuat se qeverisë së 1 prillit do t’ia vinit shpatullat në mur me pyetjet tuaja. E gënjyet për të dytën herë. Megjithëse nuk ishte 1 prill, pardje. Sepse nuk bëtë asnjë pyetje. Dhe pastaj për orë e orë, të tëra, deri tani i thatë çnuk i thatë qeverisë, por programit të qeverisë dhe për programin e qeverisë asgjë nuk thatë. E gënjyet për të tretën herë. Por këtë radhë sepse nuk keni faj. Nuk keni faj sepse nuk e dini, ose të paktën e keni harruar, ka kohë, se ç’është një program qeverie që i paraqitet Kuvendit për votëbesim. A e gënjyet tre herë se tjetër ju thotë koka që keni këtu, tjetër ju thotë koka që keni te SHQUP-i, tjetër koka që keni rrotull dhe që e sjell rrotull opozitën si trup pa kokë, kjo është një pyetje të cilës mund t’i përgjigjeni vetë, kur ta gjeni kokën.
Siç ju thashë herën e shkuar ne jemi këtu për t’i ngritur kokën Shqipërisë jo për të gjetur kokën tuaj. Dhe do t’ia ngremë kokën Shqipërisë me këtë program.Sa për shqiponjën që mori të sharat e një zonje në sallë unë e mirëkuptoj zonjën.Të gjithë e dinë që shqiponjat arrijnë ta njohin njëra tjetrën, pikërisht, se jo të gjitha janë njëlloj. Por, ajo që zonja nuk di, dhe nuk ka faj, është se me rregullat e heraldikës dhe të shteteve serioze s’duhet të jenë identike me njëra tjetrën të tëra shqiponjat që përdorim.Po që të mos i marrim kohë publikut dhe Kuvendit duke hyrë në të thella në punë shqiponjash besoj se mjafton për t’i qetësuar fakti se shqiponja që ka mbajtur në sup gjatë qëndrimit në kryeministri paraardhësi im, ajo e verdha e hallakatur, ishte e ndryshme nga ajo e flamurit, por nuk ishte gabim nga pikëpamja e rregullave të heraldikës. Paçka se estetikisht ishte po aq e bukur sa qeveria juaj. Ndërkohë që, siç e tha më të drejtë zonja opozitare shqiponja jonë estetikisht s’ka të sharë. Edhe qeveria jonë, po ashtu, të jeni të sigurt se nuk do ketë të sharë. Për dijeni kur programi dhe qeveria të miratohet, atëherë, as programi dhe as një dokument zyrtar i qeverisë s’mundet dhe s’do të mbajë tjetër stemë përveçse atë të Republikës. Ndërsa në logot e konferencat, website-ve dhe letrave jo zyrtare kryeministri e ministrat mund dhe do të mbajnë këtë shqiponjë. Kaq për, sot, lidhur me këtë fushë, ku mësimet e tjera do t’ju japim kur të vijmë këtu për projektligjin e ri të kësaj fushe.
Tani gjithë sa thatë sot gjithë ditën për programin gjithë përgjigjet e pyetjeve që ja premtuat popullit se do të na i bëni, që nuk i bëtë, dhe për gjithçka pastaj u detyruat të përgjigjeni vetë ju vunë në pozitën që të flisni pa kuptuar asgjë, sepse asgjë nuk keni kuptuar. Megjithatë, unë do vazhdoj t’ju dëgjoj deri në fund, nesër dhe do mbaj shënim për çdo gjë, që mund të kuptoj nga shprehjet e moskuptimit tuaj në këtë foltore. Vetëm një gjë dua t’ju them atyre që do ta marrin fjalën më tutje se këta që e morën shkuan e vanë. Mos u ngutni të thoni si paraardhësit tuaj dhe si parafolësit tuaj se s’ka në botë program si ky, se ky është hartim, se programi qeverisë janë male shifrash dhe me radhë. Mos u ngutni! Se këta që folën tani në fund kanë bredhur shumë nëpër botë, po botë demokratike në mendje nuk kanë futur. Dhe prandaj Shqipërinë nga shinat e rrugës dhe e botës demokratike e kanë nxjerrë.Jo unë, jo ne, dikush tjetër botërisht i njohur si krahu racional i mendimit ekonomik të qeverisë, këshilltar ekonomik i paraardhësit tim shkruante sot: “Programi i qeverisë Rama ka ide racionale dhe të dobishme”. Ka shpëtuar Selamiu i shkretë, deputet nuk u bë, por gjeti kokën e vet.Uroj që ta gjeni kokën, më herët se vonë, se përndryshe asgjë nuk do të vazhdoni të kuptoni ndërkohë që, fatmirësisht, Shqipëria e ka kuptuar që në 23 qershor se ku e keni vendin, atë vend plotësisht e meritoni.