Durrës, vritet me mjete të forta 60-vjeçarja, para 1 viti i ekzekutuan djalin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2013, 15:20
Një grua 60-vjeçare është gjetur e pajetë ditën e sotme në qytetin e Durrësit.Fatmira Dedaj, është gjetur me plagë të forta në pjesën e pasme të kokës, në lagjen numër 4 të qytetit, pranë një garazhdi, në rrugicën përballë poliklinikës së Durrësit.Mësohet se 60-vjeçarja është gjetur nga banorët e zonës përreth.Menjëherë pas marrjes së infomacionit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat pas hetimeve paraprake bëjnë me dije se 60-vjeçarja është vrarë me mjete të mprehta.Fatmire Dedaj është nëna e shtetasit Elvis Dedaj, i cili u ekzekutua një vit më parë tek Shkëmbi i Kavajës.Strukturat për Krimet e Rënda po hetojnë në disa pista, ndër të cilat edhe ajo që lidhet me vrasjen e një viti më parë.