Këshilltari i Ramës për rajonin: Anashkalimi i Rugovës, një lapsus i vogël

Një lapsus të vogël e quan anashkalimin që shefi i tij i ardhshëm ia bëri figurës së Ibrahim Rugovës gjatë fjalimit në kuvendin e Kosovës. Shkelzen Maliqi e vlerëson lëshim shumë më të madh bojkotin që LDK-ja i bëri kryeministrit të ri të Shqipërisë gjatë fjalimit në Kuvendin e Kosovës.Veprimin e Ismet Beqirit dhe bashkë partiakëve të tij, këshilltari i Ramës për rajon e lidh ngushtë me bojkotin që Partia Demokratike ia bëri një ditë më parë në Parlamentin e Shqipërisë.“LDK tradicionalisht ka qenë e lidhur në një aleancë me Partinë Demokratike. Ideja e LDK-së me këtë bojkot është që ta shfrytëzojnë disponimin pro Berisha në Kosovë, apo anti-Rama për procesin elektoral që vjen këtu. Vetëm një ditë më parë Rama u bojkotua nga Berisha në Kuvendin e Shqipërisë”, theksoi Maliqi.Maliqi tha se Rama e ka përpiluar vet fjalimin e tij, ndërsa respektin ndaj figurës së Presidentit të ndjerë e ka dhënë aty ku duhet.“E shini qartë se Rama bëri homazhe te Presidenti Rugova. Në kuadër të vizitës ai është përkujdesur të shkoj tek varri i presidentit. Dmth ky është respekti i Ramës ndaj figurës së figurës historike të Rugovës”, tha këshilltari i kryeministrit Rama.Maliqi tha se Rama në dallim nga Berisha, është një politikan më pak popullist, që në Prishtinë ka ardhur me shumë ide konkrete të bashkëpunimit, siç është unioni doganor që sipas tij është më i rëndësishmi.