Vranë 28-vjeçarin në Durrës, gjykata "burg pa afat" për tre të akuzuarit
Gjykata e Faktit në Durrës, ka caktuar masën e sigurisë "burg pa afat" për shtetasit Alfred Gjoka,Baki Huqi dhe Erian Muharremi, te tre të akuzuar per vrasjen ne bashkepunim te shtetasit Festim Tola 28 vjeç ,ngjarje e ndodhur ne daten 8 shtator ne fshatin Rade te Durresit.Te akuzuarit i kanë hedhur poshtë akuzat që rëndonin mbi ta, duke deklaruar se nuk kanë qënë ata që kanë shkrepur ndaj viktimës.Gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Faktit në Durrës, të akuzuarit thanë që viktima ka qënë i përfshirë në një sherr mes dy grupësh, konflikt i cili gjenderoi deri në vrasjen e viktimës Festim Tola.Nga ana tjeter akuza ka deklaruar se te tre te akuzuarit jane perfshire në bashkepunim ne vrasjen e dates 8 shtator , ku prane nje lokali mbeti i vdekur nga plumbat e armeve te zjarrit shtetasi Festim Tola.Pasi u dëgjuan palët e përfshira në seancë, turpi gjykues u tërhoq për të marrë vednimin, ku më pas u caktua masa e sigurisë “burg pa afat” për tre të akuzuarit, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes.