Vidhet sinjalistika në Rrugën e Kombit, dëmtimet përgjatë gjithë gjatësisë, asnjë masë

Hyrje-daljet pergjate gjithe autostrades se kombit jane diçka normale, duke pare gjendjen e krijuar, ndersa veçanti tani perben vjedhja e sinjalistikes.Tabelat sinjalizuese jane hequr ne shume pjese te kesaj autostrade, e po keshtu jane demtuar elementet fosforeshente te vendosura per orientimin e drejtuesve te automjeteve.Qe nga hyrja e Rreshenit dhe deri ne Kalimash, tabelat kryesore ne ane te rruges jane hequr plotesisht, e po keshtu jane hequr edhe ato te vendosura ne mes te autostrades qe sinjalizojne devijimet dhe percaktimet e ndryshme te levizjes ne kete aks rrugor.Ndonese kjo situate vlersohet si teper shqetesuse, deri me tani asnje person nuk eshte ndjekur penalisht per demtimin e autostrades, por nderkohe Autoriteti Kombetar i rrugeve nuk ka nderhyre per te rivendosur sinjalistiken e demtuar.Vjedhja e tabelave sinjalizuese pergjate autostrades se kombit ka ndodhur pikerisht gjate kohes qe ky segment kishte fluksin me te madh te levizjes se automjeteve, por situata nuk u be publike, madje nuk u mor asnje mase per te parandaluar vjedhjet.Nga nje segment rruge me standarte, autostrada e kombit nuk ka asnje ndryshim me akset nacionale, qe sigurisht e vuajne prej kohesh nje situate te tille.Demtimi i sinjalistikes dhe vjedhja e tabelave mund te jete shkak per aksidente te mundshme, duke shtuar ketu edhe faktin se hyrje-daljet pergjate kesaj autostrade jane shtuar ndjeshem kohet e fundit, e per te cilen duket qe askush nuk mund t’i frenoje ato.