Elbasan,fëmijët e komunitetit rom pa libra në shkollë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shtator 2013, 13:01
Të hënën fillon shkolla në të gjithë republikën, ndërkohë që në qarkun e Elbasanit fëmijët rom ende nuk janë pajisur me tekstet shkollore, kjo pasi sipas tyre nuk kanë mundësi ekonomike t’i blejnë.Nga ana e Ministrisë së Arsimit është bërë e ditur se këto libra që do të blihen do të subvencionohen, ndërkohë nuk është dhënë një zgjidhje se çfarë do të bëhet me fëmijët rom.Drejtori i shkollës 9-vjeçare "Abdul Paralloi ", Ilirjan Hakani theksoi se janë rreth 15 familje në shkollën e tij që kërkojnë librat për fëmijët e tyre.Fëmijet e komunitetit rom deri në zgjidhjen e problemit te paisjes me tekste mësimore nga ana e Ministrisë do të fillojnë proçesin mësimor pa libra, gjë e cila krijon vështirësi në proçesin mësimor.