Fier, të porsalindurit 2 vjet pa shpërblim, mungojnë fondet

Edhe në qytetin e Fierit shpërblimi i lindjes prej 5000 lekësh, ende nuk është dhënë për foshnjat e lindura që nga viti 2011, një shumë e cila është e caktuar me ligj të veçantë për nënat shqiptare.Shefja e financës së bashkise, Antoneta Dhimo, ben me dije se çdo muaj nga ana e bashkise Fier jane kryer të gjitha proçedurat, por ende nuk ka ardhur një përgjigje nga Ministria e linjës, duke lënë në pritje nënat për të marrë këtë shumë monetare që ua njeh ligji.Dhe derisa të alokohet fondi nga ana e Ministrisë, nënat duhet të rrinë në pritje për të marrë një shpërblim simbolik, atë të shumës prej 5000 lekësh të rinj.