Fushë Krujë, krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten

Krimi brenda familjes ngre përsëri krye, edhe pse fundjavë. Bashkëshorti ka vrarë guran më armë zjarri, pas një konflikti banal të lindur mes tyre. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Fushë Krujë, në fshatin Derven, ku Gjin Menga 52 vjeç, pas një zënke me bashkëshorten e tij Liliana Menga 45 vjeç, nënë e 4 fëmijëve, ka marrë armën e zjarrit tip çifte dhe ka qëlluar në drejtim të saj.Të dhenat e para thonë që fillimisht Gjon Menga e ka qëlluar bashkëshorten me çifte në kokë e më pas me kallashnikov, duke shkaktuar vdekjen e saj të menjëhershme. Nga të shtënat 45- vjeçarja ka humbur jetën menjëherë, kurse pasi ka kryer krimin 52-vjeçari Menga, autori i ngjarjes është vetëdorëzuar në polici, s bashku me armën që i mori jetën bashkëshortes.Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë kqyrur vendin e ngjarjes, ndërsa nisën punën për të zbardhur të plotë ngjarjen. Informacionet paraprake flasin për një konflikt banal në familje i cili shkoi deri në gjakderdhje, ndërkohë që tashmë familja ka hapur dyert e mortit, për të përcjellë në banesën e fundit 45-vjeçaren Liliana Menga.Krimi në familje ka njohur rritje kohët e fundit, ku pre e dorës gjakatare janë më së shumti gratë dhe vajzat. Edhe pse kodi penal është përforcuar për këdo që kryen krim në familje, numri i vrasjeve nuk ka pësuar rënie.