Debati për programin qeverisës, seanca maratonë, do miratohet dhe qeveria

Kuvendi po zhvillon debatin në lidhje me programin qeverisës të kabinetit “Rama”. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, çeli seancën e sotme plenare me një fjalim në nderim të Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Ai falenderoi qytetarët dhe personalitetet që morën pjesë në homazhet për Heroin e Demokracisë, Azem Hajdari si dhe deklaratën e kongresmenit Eliot, ndërsa  Kryeparlamentari shprehu bindjen se "duke punuar të gjithë së bashku, për të përmbushur ëndrrën e tij dhe të gjeneratës që përfaqësoi për ta bërë Shqipërinë sa më parë anëtare të denjë të BE-së, do t'i bënim nderimin më të merituar emrit të Azem Hajdarit dhe idealeve të lëvizjes historike të dhjetorit ‘90 që ai udhëhoqi”.Seanca vijoi më pas me punimet me diskutimet rreth programit qeverisës, 2013-2017, mes ministrave dhe deputetëve.Sipas rregullores së Kuvendit, Ministrat vijuan me përgjigjen e pyetjeve të depozituar nga deputetët. Ndërkaq secili nga deputetet e opozitës ka në dizpozicion 20 minuta kohë për të diskutuar rreth programit qeverisës, ndërsa në bazë të debatit që do të zhvillohet ministrat do të kenë të drejtë të bëjnë mbojtjen e programit qeverisës për fushat përkatëse.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja në përgjigje të pyetjes së deputetit Eduard Bejko se kush është plani konkret për çlirimin e territorit spitalor tha se:

“jemi të angazhuar që brenda 100 ditësh të çlirojmë territoret spitalore.

“Synimi ynë është që shërbimi shëndetësor të jetë paguesi i vetëm i sigurimeve shëndetësore. Dy sistemet nuk janë konkurencë por sistemi privat është suplementar në përmbushjen e misionit tonë”theksoi ai.Ndërkaq Ministri i Transportit Edmond Haxhinasto në përgjigje të pyetjes së deputetit Vangjel Tavo lidhur me parashikimin e përfundimit të aksit rrugor Levan –Tepelenë tha se kriter prioritar sa i takon sektorit të infrastrukturës do të jetë përfundimi i të gjithë veprave që nuk janë përfunduar”.Ndërsa lidhur me pyetjen e deputetit Shkëlqim Selami nëse është parashikuar ngritja e një porti në Vlorë për crociera, Haxhinasto u përgjigj:“Kemi parashikuar ridimensionimin e porteve. Portet e jugut do të kenë profil më të qartë turistik. Është parashikuar ngritja e një porti në Vlorë, zhvillimi i integruar i turizimit në jug ka si kërkesë të domosdoshme krijimin mundësive aeroportuale”.Haxhinasto iu përgjigj dhe pyetjes së Agron Çelës për ndërtimin e dy unazave rrugore të Shkodrës dhe Përparim Spahiut për situatën e pritshmërisë për përfundimin e Rrugës së Arbrit.“Është një nga parimet tona në zhvillimin e infrastrukturës që rrugët kryesore të mos kalojnë mes qyteteve, por në anët e tyre. Është çështje që qëndron e do trajtohet me seriozitet”.“Rruga e Arbrit është prioritet absolut. të gjithë rrugët dhe akset që janë në proces do përfundohen. Po do të përfundoj dhe rruga e Arbrit. Kjo është përgjigjja ime përfundimtare".Piro Kapurani: Në qarkun e Korçës, bujqësia zë peshën kryesore, çfarë është parashikuar nga qeveria?“Në Korçë prodhohet edhe në sajë të traditës dhe kulturës së mirëinstaluar në këtë qark, aty problem nuk është prodhimi pasi aty prodhohet, por problem mbetet tregtimi i këtyre prodhineve. Dhe këtu do të përqëndrohet edhe politika e ministrisë. Do të aktivizohen disa elementë të tregtisë së lirë, që prodhimi vendas  të mos i bëhet konkurrencë e pandershme”.Piro Kapurani: Çfarë parashikohet për sistemin e ujitjes, në veçanti fushën e Maliqit?“Aty çështja e përmbytjeve është kronike, dhe po punohet një strategji e posaçme për këtë zonë, për të normalizuar situatën”.Deputeti Bitri: Çfarë parashikohet për t’i orientuar fermertët në mbjelljen e kulturave bujqësore?“Kjo ka të bëjë më mirëorientimin e fermerëve për prodhimet e ndryshme”.Deputeti Vasili: A do ketë Lushnja drejtorinë e Bujqësisë dhe e AKU?“Padyshim që Lushnja meriton të ketë drejtorinë e saj dhe ne do të marrim të gjitha masat për të realizuar këtë. Por nuk ndaj me ju të njejtin mendim sa i përket autoriteti kombëtar të ushqimit, pasi ky organizëm ekziston në bazë qarku”.Deputeti i Shkodrës Agron Çela: Cilat  janë strategjitë për përmbytjen në Shkodër?“Kjo është një pyetje komplekse dhe për ne përbën një ndërhyrje të rëndësishme dhe emergjente, pasi po afron stina e shirave. Për ne përbën një rol të rëndësishëm. Ne nuk kemi në dorë disiplinimin e ujerave, por sa i takon administrimit, ndërhyrje emergjente që do jete një nga masat e para të mija do jenë kontrolli dhe ndërhyrja emergjente në hidrovore dhe kolektorë”.Shkëlqim Cani, Ministri i Financave, iu përgjigj një pyetje drejtuar nga deputeti i Lushnjes, për sa i përket një drejtorie bujqësore, që ky qytet nuk e ka. Sipas Canit, “Do gjejmë zgjidhjen që qytetarët të mos sorollaten”, tha ai.Ndërsa pyetja tjetër ndaj tij u drejtua nga një deputet i Shkodrës, në lidhje me dëmshpërblimet e përmbytjeve, ku Cani dha këtë përgjigje:“Jemi të gjithë në dijeni që janë me dhjetëra miliardë lekë detyrimesh që ka lënë qeveria e ikur, dimë që gjendja e bilancit dhe e buxhetit është e rëndë por jo pashprese. Do bëjmë me ekspertë të FMN dhe vendas një skanim të borxheve të paregjistruar, përfshirë edhe këtë, brenda mundësive të buxhetit do vendoset radhë”.Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri iu përgjigj shqetësimit të deputetit të Vlorës, Selami, në lidhje me defektet në sistemin e shpërndarjes së energjisë.Gjiknuri tha se, “ Ky është një shqetësim që ka dalë edhe nga zona të tjera, OSSH është i privatizuar dhe i dështuar, kjo si pasojë e privatizimit. Kjo është ndërmarrje e pavarur, por ne do ushtrojmë trysni pozitive tek ERE që të marrë masa të përmirësojë shërbimet”, tha ai.Ndërsa lidhur me shkurtimet në Albpetrol, pyetje kjo e depozituar nga deputeti i Beratit, Rahoviza, Gjiknuri tha:“Ato kanë ardhur si rezultat i privatizimit që e dimë që dështoi, ne do i kushtojmë vëmendje të bëjmë transparente sa punonjës janë të nevojshëm. Do bëj ç’mos që të ndërtohet një raport i drejtë”, shtoi ai. Gjiknuri tha më tej se, do të bëhet transparencë mbi proceset e privatizimeve, që sic tha ai, “pasuria kombëtare të mos ikë në mënyra jo transparente”.Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni teksa iu përgjigj një pyetje të deputetit të Beratit, se çfarë do bëhet për rritjen e numrit të turistëve në Berat, tha:“Kjo pyetje e ka përgjigjen në të gjithë strategjinë e programit të qeverisë. Synimi është të rritet numri i turistëve që vizitojnë Shqipërinë dhe Beratin. Rritja e numrit të turistëve në Berat do të jetë punë dhe e kolegeve të tjerë për të synuar një përqasje të integruar. Po kështu do të punohet për rregullimin e rrugës, Lushnje-Berat e cila është e dëmtuar. Do vendoset moratoriumi për ndalimin e ndërtimeve pa leje në Kalanë e Beratit, Gjirokastrës e Krujës. Berati do të ngelet një nga destinacionet kryesore turistike për vlerat që ka. Do të jetë pjesë e fushatave promovuese që do të zhvillojmë brenda dhe jashtë vendit për të reklamuar potencialet që ka qyteti. Bazuar në turizmin e qëndrushëm duam të promovojmë vlerat tradicionale të Beratit, duke përmirësuar edhe nivelin e shërbimit”, tha ajo.Në përfundim të përgjigjes nga Ministrat e kabinetit Rama rreth pyetjeve të depozituara nga deputetët, u votua edhe për zgjedhjen e Edmond Spahos si zv.kryetar i Kuvendit, i propozuar nga grupi parlamentar demokrat, i cili u zgjodh me 91 vota pro. Menjëherë pas votimit, ishte pikërisht zoti Spaho, që hapi edhe diskutimet për programin e qeverisë. Ai akuzoi Kryeministrin Rama se seancën e së mërkurës tentoi t’i ulë kokën opozitës, duke nisur kështu diktaturën e Rilindjes.“Seanca e së mërkurës, nga seancë e prezantimit të programit qeveritar u kthye në sulm revansh kundër Partisë Demokratike dhe deputetëve te saj. Kryeministri tentoi t’i ulë kokën opozitës.Me retorike të harruar që shqiptarët e kanë lënë pas në vitet ’90, Rama tha se çdo gjë do të zhbehet, pasi nga sot fillon diktatura e rilindjes”.Spaho renditi më tej një sërë pikash të programit të qeverisë, të cilat siç tha ai nuk përputhen me premtimet që ka bërë Rama gjatë fushatës.“Kryeministri deklaroi se ekonomia do të ndryshojë me rrënjë, se çdo marrëveshje e koncension i huaj do të anulohet nëse nuk kalon në oxhakun e tij. Nëse rritja prej 2 përqind gjatë viteve të krizës ka qenë e pamjaftueshme, sa mendoni se do të rritet tani? Ju çfarë do të beni? modeli i ndjekur nga PD bëri të mundur të dyfishohen pagat dhe pensionet. Nëse nuk do të pagohen taksa si do të veprohet? Ne jemi këtu për të garantuar se ju do të mbani premtimet që i keni bërë qytetarëve. Por ju nuk thoni një afat kohor se kur do të mbahen këto premtime. Ju keni premtuar uljen e TVSH për energjinë elektrike, por këtë e keni ndryshuar vetëm për banorët me vështirësi ekonomike. Këto marifete do te transformojnë premtimin tuaj tjetër për shëndetësinë falas. Qeveria duhet t’i shtrohet punës për të realizuar ato që ka premtuar dhe ka marrë përsipër, opozita do bëjë të gjitha përpjekjet që qytetarët të angazhohen për të bërë realitet premtimet që iu janë dhënë. Ju keni premtuar invalidëve energji dhe transport falas, dhe rritje të pagesave, dhe kjo duhet te realizohet. Të gjitha sa janë premtuar në fushatën e 23 qershorit duhet të realizohen dhe opozita është e angazhuar për të bërë transparencë. Sot vazhdoni të jeni në euforinë e fitores, por shpejt kjo do ndryshojë dhe qytetarët do thonë qeveria nuk mbajti fjalën”.Ndërkaq deputeti i PS-së, Erjon Braçe tha se Berisha ngriti republikën e korrupsionit dhe Rama do ketë përballë mafian si kundërshtar. Ai garantoi se qeveria e re do të zhbëjë korrupsionin, ndërsa shtoi se duhet të prishen kontratat koncesionare abuzive."Dy muajt e fundit qeveria e mundur përhap keqkuptime. Ju populli u gënjyet nga ne. Angazhimet tona do sjellin fatkeqësi dhe recension u thonë. Ne PS paskemi qenë në pushtet dhe PD kanë qenë 8 vite në opozitë dhe ligjërohet madje dhe për skenar grek, duke harruar pjesën e ndëshkimit. E vërteta, ne kemi qenë 8 vite në opozitë dhe PD në pushtet, ende nuk kemi nisur punë në institucionet. Do na duhet të përballemi, me shtetin privat që këta ndërtuan. Kryeministri dhe ministri bën privatin ndaj cdo sipërmarrësi. Ky është korrupsioni si mënyrë jetese. Këtë do bëjmë ne, do shembin atdheun e kryeministrit dhe do të ndërtojmë atdheun tuaj. Ka nevojë kombëtare për ta shembur këtë republikë të korruptuar. Ekonominë për vete që u vendos për vete në Shqipëri, që detyroi monopolet natyrore si Lotaria Kombëtare CEZ, Armo, marrëveshje në naftë, gaz, kontrata për shfytëzim pyjesh mineralesh dhe kullotash. Kostot i paguat ju, fitimet i morën ata. Së treti shërbimet e monipolizura që këta ndërtuan. Ka nevojë kombëtare për të zhbërë monopolet. Së katërti ekonomia nën të zezë që këta ndërtuan. 100 kompani të mëdha punojnë kështu dhe kishin firmën e ekspertes së familjes së kryeministrit. Krimin e organizuar që rritën në ekonomi, që ka hyrë fort në pastrimin e parave. Pjesa e kontratave qeveria është nën agresion. Ka nevojë kombëtare për të zhbërë krimin në ekonomi. Kryeministër ju keni aleat të madh popullin dhe kundërshtar të madh mafian”.Deputeti i PS-së, Bashkim Fino, vlerësoi programin e kryeministrit Rama, si programin më ambicioz që është paraqitur ndonjëherë dhe bën thirrje për të votuar. Në këtë kontekst ai shtoi se koha e bllokimit të fondeve publike për qëllime politike ka mbaruar dhe sipas tij te votosh këtë program do të thotë të mundësosh zhvillimin e vendit dhe rritje të transparencës ndaj qytetarëve.Ky është programi më ambicioz që një kryeministër ka paraqitur në Shqipëri. Na presin detyra të mëdha.Ky është program i reformave të mëdha dhe të guximshme, që nuk e patën qeveritarët e së kaluarës. Sot premtimet marrin kuptim me këtë program.Qeveria socialiste do të mbështetet në një program të ri ekonomik, që synon rritjen e prodhimit të brendshëm  dhe shtim të eksporteve, do të fokusohemi tek prodhimi.Do të mbështesim biznesin e vogël dhe të mësëm, do reduktojmë barrierat dhe pengesat. Do të zhvendosemi nga taksimi i sheshtë tek taskimi progresiv.Synojmë rritjen e punësimit dhe nxitjen e investimeve vendase dhe të huaja. Qeverisja jonë synon të heqë politikën e informalitetit. Do të realizojmë pa pagesë legalizimin e banesave informale. Kjo do të jetë padyshim e vështirë në kushtet që ndodhet vendi, por jam i bindur se vota që populli i dha kësaj maxhorancë do të jetë motori shtytës për realizimin e reformave.  Ne nuk jemi vetëm, por kemi edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.Sot vjen si prioritet absolut reforma administrative territoriale, i cili është hapi i duhur drejt modernizimit të adiministrimit pulbik, për t’i dhënë qytetarëve shërbimet e munguara. Synohet decentralizimi i kompetencave. Në 8 vite u cënua autonomia e qevrisjes vendore. Programi synon mekanizma të qartë për qeverisjen vendore, me fokus dhënien e shërbimeve të duhura për qytetarët.I ka ikur koha bllokimit të fondeve për qëllime politike. Te votosh këtë program do të thotë të mundësosh zhvillimin e vendit dhe rritje të transparencës ndaj qytetarëve”.Ish-ministrja e Integrimit, deputetja e PD-së Majlinda Bregu, duke u ndalur tek kapitulli për integrimin, akuzoi qeverinë Rama se në programin e saj nuk ka asnjë datë për projektet e integrimit, por vetëm fjalë.“Nuk ka asnjë datë për integrimin, përveç fjalëve, asnjë shifër, asnjë të dhënë. Nuk janë afatet kohore për kapjen e trenit të Europës. Rama e ndali këtë tren për 3 vjet. Mbi ty zoti kryeministër do rëndojë bllokimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE. Marrja e statusit dhe fillimi i bisedimeve, këtë e kuptova që prisni të ngrini gota shampanje që do ta keni dhuratë, sepse detyrimet janë plotësuar për marrjen e statusit. Nuk e thoni kur do arrihet kjo? Keni frikë mos del ndonjë problematikë në lidhje me korrupsionin dhe grupin e organizuar kriminal në grupin tuaj?”"Po ju denoncoj pulbikisht sot se gjoba juaj ndaj qytetarëve po shtohet, duke i vjedhur minimumi 200 milionë euro të tjera ekspertizë.  O pranoni se keni vjedhur, ose behuni shtetarë dhe pranoni se do vijoni të qeverisni me dokumentat solidë të qeverisë paraardhëse.Sistemi tashmë është i ngritur dhe thjesht duhet të vijohet, por jo të krijohet nga e para. Si do të bëhet punësimi i administratës publike, sipas zbatimit të ligjit të statusit të nëpusit civil apo konkurseve partiake?Do të keni mundësinë që kur të shkoni në Bruksel të njiheni me nje dokument që tregon përmirësime të dukshme krahasuar me një vit më parë. Sigurisht që ky program nuk ka as 100 ditë, as 300, as buxhet, as kosto. Meqe të hënën Rama niset për Bruksel, rrugën do ta gjejë të shtruar, po aq të shtruar sa të gjitha rrugët e vendit, ku ti shkoje në çdo fshat për të premtuar e për të mashtruar" vijoi ajo.Astrit Patozi: Sot është dita e qeverisë me dy kokaIshte kryetari i grupi parlamentar demokrat, Astrit Patozi, i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve duke përmendur arritjet e bëra nga qeveria paraardhëse, ndërsa ka theksuar se tashmë “është dita e qeverisë me dy koka”.“Zoti bashkëkryeministër tashmë i zgjedhur Ilir Meta dhe bashkëkryeministrin e votuar Edi Rama. Sot është dita e qeverisë me dy koka. Ju sot merrni në dorëzim me letra një Shqipëri normale, çelësat e një Atdheu ku shqiptarët janë më mirë se 8 vite më parë. Të paktën mos e ktheni në delen e zezë të Europës kur ta lini pushtetin. Po e merrni me një infrastrukturë moderne falë dy qeverive të fundit të Sali Berishës. Nuk pres të ndërtoni rrugë të reja, por të paktën mos i prishni ato që i kemi ndërtuar. Mos i ulni pensionet e pagat se do bëheni gazi i botës. Mos lini ekonominë e 4 milionë shqiptarëve të bjerë në greminë. Nuk pres të keni të njëjtin pasion si ne për ëndrrën europiane, por mos u bëni ferrë për integrimin në BE. Ne jemi këtu më të vendosur për të përfaqësuar denjësisht ata që na votuan e të kthehemi më të fortë më vonë si fitimtarë. Ne do të jemi gjithmonë në këtë sallë sepse për ne Shqipëria është e mirë edhe sikur të jemi në opozitë. Nuk do e bëjmë kurrë të hedhim baltë siç bënë kundërshtarët tanë. Asnjë i ngujuar në çadra, nuk është sot i propozuar në kabinet. Ministra janë ata që mbanin fener e i ruanin natën. Një aventurier polik sot ia doli të realizojë ëndrrën e vet parajonake dhe është ulur në karrigen e kryeministrit por ne do bëjmë gjithçka që ta ngremë aty. Jemi një vend normal me qeverinë anormale. Po dorëzohet me letra të rregullta por në duar të këqija. Do doja të mos e bëja këtë, pra të sulmoja që ditën e parë qeverinë, por Edi Rama nuk na dha mundësinë të amnistonim, sepse Edi Rama ngutet gjithmonë të zbulohet ai që është në të vërtetë. E gjithë pritshmëria u hodh në erë nga konferenca ndërkombëtare, ku një grup klientësh erdhën në Shqipëri për ta ndarë në copa. Ende nuk ka prova nëse në këtë megaprojekt korrupsioni është i pëfshirë dhe i bashkëqeverisuri Ilir Meta. Për 8 vjet me radhë kemi dëgjuar emrin e Damir Fazlicit.  Do na duhet shumë kohë të mbajmë mend emrat e tyre, (e ka fjalën për ekspertët e konferencës) por nuk është e nevojshme pasi vijnë për llogari të Edi Ramës pasi kanë ndarë lek me interesa në kohët e arta të 20 % në Bashkinë e Tiranë. Vijnë të sprovuar prandaj janë të rrezikshëm.Patozi sulmoi përbërjen e kabinetit qeveritar dhe programit e paraqitur prej tyre. Ai e garantoi mazhorancën e majtë se opozita mbetet e vendosur për të vigjëluar dhe denoncuar çdo aferë korruptive e çdo tentativë për të bërë ndonjë zullum prej saj.“Do i tundim të gjithë premtimet e fushatës elektorale por do jemi dhe opozita e alternativave” paralajmëroi ai.“Qeveria nuk ka program, por një hartim të shkruar nxitimthi, diçka më shumë se dosja e Rexhep Mejdanit që u bë anekdodë.Rama nuk ka ndërmend të bëjë asgjë serioze për shtetin sa të jetë në qeveri. Nëse program nuk kishte, Rama ishte i qartë në një pikë në qasjen armiqësore ndaj opozitës. Nuk humbi asnjë sekond por iu vërsul në shpinë me një tërbim të pashoq. Jemi këtu për ti treguar se nuk na lëviz fare qerpiku perj kësaj qeverie ende të pamiratuar.Pas meje ju shikoni një qeveri me dy kate, ose më mirë me shtesë kati e cila pret të legalizohet falas sepse kështu ka premtuar kryeministri. As vend për sekretari nuk ka lënë Me një kabinet të fryrë me 6ministra më shumë se qeveria e kaluar, dhe shtimi i dikastereve si shtesa kati. Të mos mjaftonte të gjithë ministrat pritet të zëvendësohen me nga 20 deputetë duke e bërë më të kushtueshmin në të gjithë vitet. Kanë përtuar të marrin lapsin por janë dhjetra milionë herë që dëmtojnë xhepat e shqiptarëve. Qeveria ka në përbërje njerëzit me më pak eksperiencë në administrim. Asnjëri prej tyre nuk ka asgjë për të thënë dhe nuk do flasë sepse qeveria ka vendosur kodin e heshtjes. Shqiptarët do të provojnë të qeveriset nga një kabinet privat dhe kjo është këmbanë alarmi që bie mbi ata që kanë veshë. Kemi provuar të gjithë llojet e qeverive, pro sa do të këqija që kanë qenë kanë përfaqësuar me aq sa kanë mundur, por kjo qeveri nuk mbështetet në asnjë kriter politik përfaqësimin, por e ka shkruar në ballë se është ndërmarrje private apo shpk e Edi Ramës, është kërcënim i madh për shqiptarët. Është kërcënim edhe për PS, pasi edhe atë nuk e përfaqëson, madje kam bindje se kriteri i ministrave jo deptuetë është shpikur për të zgjeruar këtë dimension privat pavarëisht se kabineti ka lindur si kërcënimi madh kombëtar kjo është qeveria e Shqipërisë. Kjo qeveri as sot as në ditën e grahmës së vetë të fundit nuk do të ketë mallkimin e opozitës. Jemi të vendosur të vigjëlojmë. Do denoncojmë cdo aferë korruptive e cdo tentativë për të bërë ndonjë zullum prej saj. Do i tundim të gjithë premtimet e fushatës elektorale por do jemi dhe opozita e alternativave. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe opozitën e saj! Zoti e faltë këtë qeveri sepse as ai vetë se shpëton dot nga dështimi".Majko: Qeveria Rama e pakrahasueshme me “Papandreun”, Berisha na la një “tufe borxhesh”"Krahasimi që opozita i bën programit të qeverisë “Rama”, me atë të Papandreut është i pavend, sepse situata që ka lënë qeveria e mëparshme nuk krahasohet me Greqinë, madje qeveria “Berisha” e ka lënë me keq, në kushte ekstreme. Qeveria e re me programin e saj 4-vjeçar është zotuar për zgjidhjen e problemeve, por sigurisht vështirësitë janë të mëdha sepse ndodhemi përpara një “tufe borxhesh”. Të gjitha projektet e mëdha që qeverisja e djathtë nuk i ka përfunduar për mungesë fondesh, si rruga “Durrës-Kukës”, apo “Rruga e Arbërit” që është në një gjendje akoma më të keqe, apo dështimi me privatizimin e “Alpetrolit”, vlen shprehja “nuk dihet ku është dera e ku është dritarja”. Pronarët e vjetër dhe ish-të përndjekurit do kenë një plan të përkushtuar për t’i dhënë zgjidhje në kohë këtij problemi. Lidhur me administrat shtetërore, ka një numër punonjësish në administratë të ndryshëm nga njëri- tjetri nga përgatitja, por që trajtohen njësoj.  Qeveria e re ka detyrim ligjor të kthejë në punë ata që kanë një vendim gjyqësor, apo të komisionit civil të cilët janë larguar padrejtësisht nga puna. Ky ristrukturim administrativ do të vijë si pasojë e reformës financiare në vend, prandaj kërkoj që Ministrit të financave Shkëlqim Cani t’i jepet përkrahja e nevojshme dhe më e madhja. Financat e vendit qeveria na i ka lënë, ku mungon vetëm shprehja “të rroni vetë”. Prandaj qeveria e re është një emergjencë për vendin tonë. Si deputet i Tiranës dëshiroj të them se nevojitet ndërhyrje për të shëruar këtë gangrenë sociale. Me lëvizjen e qytetarëve nga zonat rurale drejt qytetit ka krijuar propblematika që duhen zgjidhur.Shteti shqiptar nuk po merr ende detyrimet e veta për emigracionin.  Sikur të bëjmë gjysmën e asaj që bëjnë vendet e tjera për emigrantët e tyre do të ishte shumë mirë. Qeveria e re që drejton Rama, ka një mandat të qartë për të ndryshuar gjërat".Halimi: Rama mllef për hakmarrje, programi copy paste“Kurrë nuk e kishte dëgjuar bota se një kryeministër i ri në paraqitjen e programit të tij politik të kishte mllef dhe vrer për hakmarrje. I shkreti ai për vrerin e hakmarrjes. Ai u përpoq të nxijë gjithcka ishte arritur si alibi për ti iku premtimeve. 8 vjet më parë latë një Shqipëri me trafikantë dhe banda. Na latë Shqipërinë e gomoneve, krimit të organizuar të korrupsionit, ku bandat ishin në simbiozë me politikanët. Na e latë vendin ku marrja e statusit duket diçka e largët. Ne hoqëm vizat dhe kryem reforma. Reformuam sistemin e drejtësisë. Lexova programin dhe ky program nuk ka model qeverisje, por bën plagjiaturë dhe nuk njeh realitetin. Pasi një jesh e atyre që thuhet aty janë përfunduar, si përshembull dixhitalizimi i gjykatave. Rama ka qëllim të mbrapshtë për të centralizuar pushtetin”.Xhafaj: Ne njohim meritat, kush ka shkelur ligjin do të dënohet"Kryeministri Rama në disa deklarime publike njohu disa arritje dhe punë të dobishme e të qeverisjes së mëparshme dhe i shtrimë dorën opozitës së sotme duke ndërtuar një qasje ndryshe dhe jo sjellje denigruese si ajo e mëparshme. Ju krijuat një pseudolajm për programin dhe shmangët një të vërtetë. Që shqiptarët sipas INSTAT tuaj janë më pak të varfër. Sot shqiptarët jetojmë me më pak se 1/ 40 e pagës sonë. Ky është lajmi i vërtetë dhe duhet të punojmë me më përgjegjësi. Duhet të kuptojmë se jemi vendi më i varfër i Evropës. Ne jemi këtu për t'iu dhënë njerëzve drejtësinë e mohuar.Disa nga ju shohin si fajtorë ambasadorin amerikan dhe ndërkombëtarët se na dhanë disa këshilla. Por, ju duhet të kërkoni gjetkë përgjegjësinë e humbjes. Ju keni frikë për ndëshkimin e nesërm. Kush ka shkelur ligjin do të dënohet. Vota e 23 qershori ishte votë ndëshkuese"."Ne nuk bëmë asnjë pyetje se aty ishte bosh. Nuk kishte asgjë", theksoi Halimi për proçedurë pas Xhafaj.Fatmir Mediu: Qeveria juaj nuk fillon nga zeroja, nuk mund t’i mohosh arritjet e mëparshme“Kur hyra në Shtëpinë e Bardhë, pashë shumë punë të pambaruara, por nuk pata kohë të ankohesha për pasardhësin tim, sepse nuk e di se sa punë do lija unë pasardhësit tim”. Me fjalët e John Kenedit, kur u bë president i SHBA-së, ish ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka nisur fjalën e tij në Kuvend.“Qeveria e tij nuk fillon nga zeroja, sepse arritjet e qeverisë së mëparshme nuk mund t’i mohosh, si anëtarësimi në NATO, ku ju të parët ishit skeptikë dhë kundër antarsimit, ne liberalizuam vizat ku bashkuam të gjithë shqiptarët me familjet e tyre të shpërndara nëpër botë , kjo sigurisht me punën dhe këmbënguljen e çdo shqiptari. Mbështetëm me aq mundësi sa kishim pavarësinë e Kosovës, dhe nuk vepruam si ju që i fyet dhe i përçatë që në vizitën e parë. Deri më sot nuk na ka pyetur dhe nuk ka kërkuar asnjë mbështjetjen tonë ndaj Sirisë, por unë po të pyes se me çfarë do e ndihmosh SHBA-në, kur thua se qeveria e mëparshme nuk ka lënë katastrofë, prandaj le të merremi me punët tona të shtëpisë.Shqipëria ka arritur hapa përpara për shkak të reformave. Ndihma e parë që mund t’i japim aleatëve tanë, është të sillemi të përgjegjshëm. Në një krizë ekonomike botërore, ne arritëm të ruanim zhvillim ekonomik të vendit. Investuam në çdo zonë të vendit. Ne i bëmë, ju duhet të bëni pjesën tuaj. Ne nuk do hezitojmë të mbështesim projektet në interes të reformave të vendit. Por cilat janë projektet tuaja konkrete dhe si do t’i realizoni. Nuk pritëm vetëm ne, por të gjithë shqiptarët. Ajo që dëgjuam si çdo herë tjetër ishte sharja dhe fyerja e opozitës, sharja dhe fyerja e punës së shqipatrëve në këto 8 vite. Qëllimi i parë është marrja e statusit, dhe kjo s’ka të bëjë me marrjen e statusit, pasi deri atëherë ju s’do keni mësuar zyrën tuaj, por është rezultat i punës së mëparshme. Si do bëhet legalizimi i banesave informale? Si do veproni me pronat? Ju keni shkatërruar dhe një potencial shumë të madh të ekonomisë së vendit, siç është turizmi. Premtuat se do dëmshpërbleni ish-të burgosurit, por nuk keni vendosur asnjë afat. Nuk kam medyshje se e keni përdorur vetëm për premtim elektoral, por i keni përçarë që ata të merren me njëri-tjetrin dhe të harrojnë të drejtat e tyre.”Valentina Leskaj: Programi i PS-së, program i 1 milionë shqiptarëve“Programi u votua nga 1 milionë shqiptarë. Megjithatë vendi ndodhet në një moment kritik. Shqiptarët besuan në një projekt që ofron një marrëdhënie të re me biznesin. E kanë votuar PS në një momenti kritik sa i takon zhvillimit ekonomik- social dhe integrimit. E votuan si një mundësi për demokraci sociale dhe shtet ligjor. Sjellja dy muajt e fundit me pasuritë e vendit, janë prova e PD pse e deshën pushtetin dhe pse ikën. Ish-ministrat përmendën një listë emrash dhe ligjesh dërguar Brukselit, por Shqipëria nuk ka nevojë për letra por për zgjidhje. Këtë i keni lënë qeverisë së re, një tufë me letra. Ne do të përpiqemi të realizojmë atë që u kemi premtuar shqiptarëve. Kjo është arsyeja pse i kemi dhënë prioritet çështjeve të caktuara. Këto procedura kanë kosto, por që i shërbejnë të gjithëve. Parlamenti duhet të kthehet në një tribunë që vë ne qendër të debatit intresat e qytetarëve.  Kthimi i besimit tek institucionet e shtetit është angazhim serioz. Parlamenti të mos drejtohet me telefon nga zyrat e qeverisë dhe të mos përdoret për nevojat e ditës së politikës”, tha Leskaj.Flamur Noka: Qeveria pa program, Tahiri ministër gjysmak“Zoti Rama i shndërrove nga ministra në drejtorë Bashkie, pasi je i bindur se do ju shërbejnë ju dhe klientelës tënde. Qytetarët kanë nevojë për projekte konkrete zhvillimi dhe integrimi. Ju zotëri, ju u servirni shqiptarëve si Ministër të Brendshëm, një individ gjysmak, që pasi nuk mbaroi shkollën në Itali, u kthye në Shkodër, e pasi nuk e mbaroi as atje, gjeti një zgjidhje në Tiranë për të marrë diplomë. Ai është një individ depresiv që ka tentuar suiçid dhe është kuruar për këtë, një njeri që kohë më parë ka qenë kontigjent i policisë dhe hajdut kasetofonësh dhe shëtiste me bandën e Shullazit, madje edhe me skaf. Babai i tij ka qenë objekt i punës së Policisë së Shtetit, kur e ëma ka qenë objekt për evazion fiskal, ky është poshtërim që i bëhet Policisë së Shtetit, ofendim që i bëhet shqiptarëve që të lanë ty si gjysmagjel se ai që është gjel është ulur sipër teje.Shqiptarët prisnin një program qeverie, por panë që s’u thanë asgjë. Por vetëm përralla dhe dëshira. Fjalë dhe vetëm fjalë. Një fjalim fund e krye nihilist, që nuk tregon në asnjë frazë si u bë, çfarë u bë, si do realizohen premtimet në fushatë. Nuk lexojmë objektivat e qartë strategjikë. Asnjë objektiv dhe asnjë detajim, as afate kohore dhe formën që duhet të marrin. Në fushatë premtuat parajsën, se do hanin me lugë floriri, si etërit tuaj në 1945. Pas zgjedhjeve një hartim tjetër fund e krye demagogji. Nuk kishte program konkret as për 100 ditë, as për 300 ditë, por dhe pa program 4-vjeçar”, tha Noka.Saimir Tahiri: Krimi më “trim” se sa shteti, lufta e tij, emergjencë  kombëtare“Çështja më me interes është çështja e krimit. Shifrat e kriminaliteti janë shumëfishuar disa herë. Është një hap para dhe më i mbrojtur nga pandëshkueshmëria. Qytetarët kanë frikë për të jetuar i lirë nga kërcënimi që të vjen pas cepit. Krimi është i lirë nga frika e shtetit. Sot është e domosdoshme të bëjmë të pamundurën të jetojnë të lirë. Ja pse jemi të angazhuar të kthejmë policinë në shet. Ndaj për këtë arsye do të krijojmë “Byronë Kombëtare Kundër Krimit”. Lufta më e vështirë krimi ekonomik, pasi bëhet fjalë për një sistem të organizuar që rrezikojnë vendimmarrjen e institucioneve më të larta. Luftën kundër krimit dhe mafias do e cilësojmë si emergjencë kombëtare. Jemi vendosu të rikthejmë besimin tek policia e shtetit. Ne do marrim masa radikale ndaj armëmbajtjes duke e cilësuar armikun numër një. Do vendosim barazinë para ligjit dhe të shembim murin e të paprekshmëve dhe të ‘fortëve’. Ne duhet të arrijmë në një objektiv të mos ketë më të paprekshëm. Do bëjmë çmos të kthejmë sigurinë në rrugë.Nga ana tjetër janë ata që sot janë “të fortët” që përdorin lidhjet ne politikën dhe me vetë policinë e shtetit, sepse policia e shtetit sillet me arrogancë me qytetarët.  Kjo pabarazi do marrë fund menjëherë. Para ligjit dhe Policisë së Shtetit do të jenë të gjithë të barabartë. Policia e Shtetit nuk do njohë imunitet tjetër veç atij që njej kuadri ligjor. Rrugët po ashtu janë kthyer në një teatër absurd dhe kategorinë e makinave të paprekshme e njohin që larg dhe as marrin mundimin ta’i ndalojnë. Korrupsioni në Policinë e Shtetit është përhapur shumë.“Përpiqem ta shpjegoj shqetësimin e kolegut për familjen time, dhe shqetësimin e tij për shëndetin tim, ai ka studiuar më shumë për shëndetësinë e ka nisur në diktaturë dhe e mbaroi me anëtarësimin në NATO. Dua të besoj se parafolësi donte të shprehte shqetësimin tim në kuadrin e shqetësimit në tërësi për shëndetin e qytetarëve. Ai mund të shpaloste punët që maxhoranca e djeshme ka bërë për shëndetin dhe garantimin e jetës së qytetarëve. Unë jam shumirë mirë me shëndet, ju faleminderit. Ju bashkoheni në shqetësimin që ka publiku me sigurinë për jetën, shëndetin dhe pronën.  Krimi duket se është më trim se shteti, financiarisht më i fortë dhe më i mbrojtur nga muri i pandëshkueshmërisë dhe korrupsionit”- tha Tahiri.Arta Dade: Mazhoranca e re do t’i rikthejë dinjitetin Kuvendit, sfidat për qeverinë, jo të pakapërcyeshme“Ky parlament ka standard tjetër me përgjegjësinë e madhe që na vunë mbi supe ata që na vendosën në secilën anë respektive të kësaj salle. Mazhoranca e re ka të tjera standarde, respekti për Kushtetutën, ligji dhe ndarja e pushteteve janë themelet mbi të cilat ngrihet e gjithë veprimtaria jonë. Jemi këtu për të përmbushur premtimet. Sfidat për qeverinë dhe në kuvend janë të vështira por jo të pakapërcyeshme.  Veç të tjerave, emergjent është edhe kontrolli i burimeve ujore, sepse dhënia e lejeve për HEC-et i ka privuar fermerët. Mbështes angazhimin e Kryministrit për të riparë privatizimet e paligjshme; dhënia e granteve në mënyrë selektive ka pasur qëllim dhënien e parave, sekserëve. Vendet rreth nesh, më të avancuara se ne në luftën kundër korrupsionit, kanë treguar sesi ndëshkohet korrupsionit përmes drejtësisë së pavarur dhe të pakorruptueshme. Kjo kërkon vetëm vullnet politik dhe reforma të thella. Këtu nis Europa që duam të ndërtojmë, jo me retorikë.”Anastas Angjeli: Programi me përparësi, ofron orientim drejt një modeli të ri ekonomik"Programi i Qeverisë ka një orientim të qartë ndaj politikane nxitëse dhe mënyra më mirë për t’u përballuar me krizën është orientimi me eksportet. Ky program përjeshton reformat strukturore, përmirëson klimën e biznesit dhe vë në mirëfunksionim, tregjet e punës.  Ai ka përparësi me programet për riadaptimit e emigrantëve të kthyer në tregun e punës dhe më të rëndësishmet ka politikën e konsoldimit financiar.Ai afron një program reformash për qytetarin, si në arsim, shëndetësi e barazi sociale. Ky program kërkon më shumë konsensus dhe bashkëpunim, sepse më shumë invetsime do të afrohen në ekonominë tonë. Dua të përsëris se zgjedhja për një model të ri zhvillimi ekonomik është e vetmja mundësi që të përballojmë gjendjen. Ne duhet të largojmë përfundimisht stresin kombëtar që viher re në familjet tonaEkonomia shqiptare është në përfundim të periudhës së gjatë të vështirë e të mundimshme të tranzicionit. Niveli i zhvillimit të kësaj ekonomie, stadi i arritur deri tani në integrimin e ekonomisë europiane lënë për të dëshiruar. Ky program ofron orientimin drejt një modeli të ri ekonomik. Ne duhet të ndajmë mendjen, të përcaktohemi nëse do të jemi thjesht një ekonomi shtojcë e ekonomive të tjera, do të jemi një ekonomi e papionit, apo do të jemi pjesë e ekonomisë globale. Zgjedhja për një model të ri ekonomik të vendit është opsioni i vetëm që do të garantojë parametrat që të gjithë i kërkojmë por nuk i kemi arritur.”- deklaroi Angjeli.Replika Meta - PalokaKreu i komanduar i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka kërkuar nga kryeparlamentari Meta të zbatojë në mënyrë korrekte rregulloren e Kuvendit, duke ndjekur me seriozitet radhën e deputetëve sipas listës së depozituar.“Kërkojme të ndiqni me rirogozitet radhën e deputetëve, një deputet i maxhorancës një i opozitës”- tha ai.Meta replikoi duke i thënë se kishte vepruar pas një vërejtje të bërë nga Topalli se nuk po i kushtohej vëmendja e duhur opozitës.“Është e para herë që opozita ankohet pse i jepet asaj fjala më shumë”- tha Meta.Por, sipas Palokës, kjo nuk bëhet për t’i dhënë rëndësi opozitës. “Kjo është politikë, ne e dimë shumë mirë, jemi të vjetër. Kjo bëhet pasi duke qënë një orar që nuk është shumë i dëgjuar po tentoni të kaloni deputetët e opozitës, por nuk e lejojmë”- tha ai.Vasilika Hysi: Shqiptarët meritojnë të jetojnë në një shtet social“Një urim të veçantë e kam për gratë deputete të këtij parlamenti. Programi i mazhorancës në një demokraci parlamentare mund të kritikohet dhe është normale që të kritikohet dhe të mos votohet nga opozita, por ne të gjithë biem dakord se shqiptarët e meritojnë të jetojnë në një shtet social. Ju kolegë të opozitës keni të drejtë të shprehni mendimet tuaja, mund ta kritikoni, të bëni sugjerime, por të gjithë jemi në një mendje se sot vendi ka nevojë për një model të ri qeverisjeje.Programi parashikon nxitje të programit të ushqimit për familjet e varfra, nxitje edhe të masave për rend e siguri publike. Fëmijët e ngujuar për faj të moszbatimit të ligjit janë një këmbanë alarmi, që bie prej shumë vitesh. A kanë të drejtë, këta fëmijë, të mos bëhen viktimë e krimit? Sot, fëmijët jetimë, me mbushjen e moshës 18-vjeç, janë të pastrehë e të papunë. A nuk ka pasur ndonjë ndërtesë për këta fëmijë, që të mos flaken rrugëve? Ne afrojmë strehim për këtë kategori dhe punësim. Personat me aftësi të kufizuar nuk e kanë marrë prej muajsh pagesën e papunësisë; këtyre personave, jeta nuk u merret veç me armë e aksidente, por edhe për shkak të depresionit në rritje.”Klajda Gjosha: Proçesi i integrimit ka kryefjalë bashkëpunimin, gratë pjesë e pandarë e këtij proçesi“Programi i Integrimit Evropian i imi dhe qeverisë së re do të ketë si kryefjalë bashkëpunimin dhe komunikimin, jo vetëm mes institucioneve por dhe me opozitën. Ne kemi një detyrim të madh ndaj informimit të qytetarëve shqiptarë mbi konceptin e integrimit dhe për tu bërë të ditur se rruga e integrimit sheh si koncept kryesor qytetarin.Një hapësirë të madhe zënë gratë, si pjesë e pandarë e proçesit. Nuk kemi integrim, nëse nuk përfshijmë këtë kategori. Do punojmë shumë që marrëdhëniet e ngritura me vendet anëtare ose jo do ruhen e do forcohen më tej. Një nga synimet tona është dhënia e mundësisë së studimit, studentëve të shkëlqyer, duke i kushtëzuar me rikthimin dhe punësimin. Prioritet do t’u japim projekteve rajonale. Bashkëpunim i veçantë synohet me qeverinë e Kosovës”- deklaroi GjoshaJorida Tabaku:  Program me mospërputhje dhe mungesë vizioni“Edhe fjalimi që kryeministri i mandatuar mbajti gjatë seancës së kaluar në Parlament ishte veçse një shikim shumë i keq i situatës aktuale në të cilën ndodhet vendi, një mungesë vëmendje dhe ndaj sugjerimeve që vetë ekspertët e tij i dhanë në konferencën e para disa javëve dhe sigurisht fjalë, shumë fjalë por asnjë vizion.Kryefjala e programit të qeverise së re është mungesa e një vizioni, mungesa e një vizioni për të drejtuar, paaftësi për të projektuar dhe ndërtuar një model të ri ekonomik.  E vetmja pjesë ku shfaqet aftësi dhe profesionalizëm është përbaltja dhe mohimi i cdo gjëje të mirë që është bërë në këtë vend në 8 vjet, për të cilat sot ne jemi krenarë.I ashtuquajturi program për ekonominë nuk është asgjë tjetër, veçse një leksion teorik që ngre pyetje dhe nuk jep përgjigje. Thuhet që nëpërmjet politikave ekonomike do i jepet përgjigje konkrete pyetjeve që kanë lidhje me politikat strukturore por se cilat janë këto politika nuk thuhet, madje dyshoj se mund të ekzistojnë.Pyetja kryesore për cdo pjesë të programit është si dhe sa? Si do ta eliminoni deficitin tregtar? Si do të ristrukturoni hapësirën rurale? Si do të ristrukturoni dhe modernizoni biznesin shqiptar? Ngrini pyetje dhe nuk jepni përgjigje. Pyesni veten se cilat janë politikat më të mira strukturore për tu integruar me tregun europian? Cilët janë sektorët që do i japin nxitje ekonomisë?”, u shpreh Tabaku.Ridvan Bode: Modeli ekonomik i mazhorancës, model fantazmë“Çfarë është ky modeli i ri ekonomik në programin tuaj, një fantazmë. Rritja ekonomike do të jetë në qendër të tij thotë manifesti i programit, por si dhe nga do të vijë rritja ekonomike. Taksa do të jetë progresive për të gjithë, nuk thuhet asnjë fjalë për sektorët. Programi i maxhorancës së re i shpall luftë modelit ekonomik të taksës së sheshtë.  Aplikimi i kësaj takse ishte ai që e mbajti ekonominë shqiptare jashtë krizës. Edhe pse në nivele modeste ekonomia jonë njohu rritje të qëndrueshme. Po ju a do e ruani dot dinamikën e rritjes me taksën progresive? Ne jemi dhe do të mbetemi përballë jush një sfidë e pakapërcyeshme lehtë. Programi ishte një manifest dhe sipas Ramës, sot është viti zero, sepse nesër gjithçka do të rishqyrtohet, rishikohet. Ju akuzoni për izolim të vendit, por vendi është anëtar i NATO-s dhe shqiptarët ecin lirisht nëpër Europë. Pse nuk thoni asgjë për rritjen e pagave dhe pensioneve, që ne i dyfishuam? Arritjet tona do mbeten një sfidë për ju. ”- deklaroi Bode.