Gjirokastër, kapen në kufi 34 klandestinë

Plot 34 shtetas klandestinë kryesisht nga Afrika dhe Lindja e Mesme janë kapur sot nga autoritetet e policisë kufitare të Kakavijës në bashkëpunim me ato të Seksionit Antitrafik në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Qarkut Gjirokastër.Ndalimi i tyre eshte bere ne dy operacione të veçuar nga njëri-tjetri dhe kanë patur për objekt, goditjen e trafikut të qënieve njerëzore. Ka qenë ora 02:00 e së shtunës, kur policia kapi 20 klandestinët e pare në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë pranë Subashit. Të ndaluarit ishin me origjinë nga Eritrea, Maroku e Pakistani.Ndërkaq në një operacion të dytë vetëm 2 orë më vonë pranë Kakavijës janë ndaluar dhe 14 klandestinë nga Pakistani.Muajt e fundit ka pasur një dyndje të shtetasve të huaj të vendeve të treta që vijnë nga Greqia për në Shqipëri për të shkuar më pas për në vendet e Bashkimit Europian.Gjatë javëve të fundit janë zhvilluar dhjetra operacione nga Policia Kufitare e Kakavijes dhe nga Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër.Operacionet kunder kalimit te paligjshem te kufirit kane nisur prej  fillimit te muajit korrik dhe numri i te ndaluarve ka arritur ne rreth 900 klandestinë.