Tiranë, pritë në dalje të shtëpisë, 55-vjeçari plagoset me pistoletë

Një plagosje me armë u shënua mëngjesin e sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Xhamlliku në kryeqytet. Të shtënat e pistoletës kanë tronditur banorët e kësaj zone rreth orës 7:00 të mëngjesit të sotëm.Mësohet se i plagosur ka mbetur 55-vjeçari, Bedri Dulla. Ndërkaq policia në vendin e ngjarjes ka fiksuar provat dhe ka sekuestruar gëzhojat e plumbave, ndërsa janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.Uniformat blu vijojnë aksionin për kapjen e autorit, i cili ka arritur të largohet menjëherë nga vendi i ngjarjes. Mësohet se mes autorit dhe të plagosurit ka pasur një konflikt të hershëm, i cili sot ka përfunduar me përdorimin e armëve.