Seancë maratonë për programin, priten debate të ashpra opozitë-mazhorancë
Kuvendi zhvillon sot debatin në lidhje me programin qeverisës të kabinetit "Rama". Seancës maratonë i ka paraprire një takim në orën 9:00 mes ambasadorit të BE në Tiranë Ettore Sequi me kreun e Kuvendit, Ilir Meta në kryesinë e Kuvendit.
Në të njëjtën orë PD ka mbledhur grupin e saj parlamentar për të koordinuar qëndrimin dhe diskutimet gjatë seancës së sotme.
Ndërkaq seanca nis në orën 10:00. Secili nga deputetet e opozitës ka në dizpozicion 20 minuta kohë për të disKutuar rreth programit qeverisës, ndërsa në bazë të debatit që do të zhvillohet ministrat do të kenë të drejtë të bëjnë mbojtjen e programit qeverisës për fushat përkatëse.PD bëri të qartë pas seancës së kaluar ku u paraqit programi, se bojkoti nuk është pjesë e strategjisë së opozitës. Kreu i PD, Lulzim Basha ka theksuar se opozita do të jetë e pranishme në seancë dhe do të kërkojë llogari për çdo premtim që nuk ëShtë reflektuar në programin qeverisës të së majtës.