Ishte dënuar për dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 41-vjeçari

Një person ka përfunduar në pranga e policisë se Shkodres  pasi ishte dënuar për ushtrim dhune në familje.Shtetasi Prend Topjana 41 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Lumbardh të Fushë Arrëzit u arrestua mbrëmjen e së premtes pasi me Vendimin Penal Nr. 51, datë 31. 07. 2013, të Gjykatës Rrrethit Gjyqësor Pukë është dënuar me 7 muaj burg, për veprën penale të « Dhunës në familje »,parashikuar nga neni 130/a i KoditPenal.Shtetasi Prend Topjana, ka qenë person i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë.Sipas policisë ky shtetas ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij M. Topjana, e cila kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata e rrethit gjyqësor Pukë.