Aksident tragjik në Kukës-Morinë, makina del nga rruga, humbin jetën 3 kosovarë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e 3 personave është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Kukës, shumë pranë pikës kufitare me Kosovën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Kukës-Morinë, ku një automjet me targa të Kosovës i cili udhëtonte drejt Kukësit ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurat anësore të saj.Për pasojë dy nga personat që gjendeshin në mjet kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa pasagjeri i tretë ka mbetur i plagosur rë rëndë. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Prizrenit, por si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë rrugës për në spital.Burime nga policia bëjnë me dije se viktimat janë identifikuar si shtetasit Ardita Bytyçi 22 vjeç, Bujar Sinani 35 vjeç dhe Xhevdet Prapashtica, të tre nga Kosova. Po sipas policisë, dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë lagështira në rrugë dhe pamja e kufizuar, ndërsa vijonë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.