Kosovë,KQZ pranon “Iniciativën qytetare serbe”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shtator 2013, 12:45
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar emrin e ndryshuar të listës serbe, përkatësisht “Iniciativa qytetare serbe”.Lajmi është bërë nga i ashtuquajturi prefekt i Qarkut të Kosovës, Vlladeta Kostiç i cili ka theksuar se serbët do të dalin me këtë listë në zgjedhjet lokale të Kosovës më 3 nëntor.Sipas mediave serbe, KQZ ka kërkuar nga dy lista serbe që të ndryshojnë emërtimin, duke hequr nga ai fjalën “Serbia”.