Përmbytje masive në Rumani, 8 viktima, evakuohen banorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2013, 19:02
Tetë persona kanë humbur jetën,ndërsa qindra të tjerë janë evakuuar nga pjesa lindore e Rumanisë pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuar përmbytje të shpejta në disa lokalitete, njoftojnë autoritetet.Zyrtarë të emergjencës në këtë shtet, thanë të enjten se mbi 700 shtëpi janë përmbytur, pasi 12 fshatra janë goditur nga shiu i rrëmbyeshëm që nuk u ndal për 6 orë të tëra të mërkurën mbrëma.Sipas sinoptikëve, niveli i shiut të rënë është ekuivalent për dy muaj të zakonshëm me shi.Gjashtë persona kanë vdekur në vend nga përmbytja, një llogaritet i zhdukur dhe dy të tjerë kanë pësuar infarkt në zemër nga frika.Ekipet emergjente ende po bashatisin shtëpi në këtë zonë, në kërkim të të mbijetuarve apo edhe viktimave.