Ministrja Kusari Lila kalon në këmbë kufirin maqedonas

Me 23 minuta vonesë është bërë hapja e kufirit Kosovë-Maqedoni pas një jave bllokadë tregëtare mes dy vendeve. E  para që kaloi pikën kufitare ishte zëvendës Kryeministria dhe ministria e tregëtisë së Kosovës Mimoza Kusari-Lila.Kusari - lila tha se bllokada të tilla nuk do të ndodhin më kurrë, pasi lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave është në interes të të dyja shteteve, dhe se të dyja vendet kanë pësuar dëme nga kjo bllokadë.“Pas një jave bllokade të lëvizjes të lirë në dy anët e kufirit sot në orën 00:00 u lirua kufiri Kosovë-Maqedoni për qarkullimin e mallrave, por janë hequr edhe taksat për kosovarët dhe janë eliminuar pengesat në rrugë që kanë penguar lëvizjen e lirë”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.Po ashtu, edhe delegacioni nga pala maqedone shprehu kënaqësinë që u tejkaluan mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Maqedonisë, dhe se po ecet në drejtim pozitiv për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave.Barrierat tregtare mes Kosovës dhe Maqedonisë filluan para një jave, kur Maqedonia vendosi ndalesën e miellit për Kosovën. Pas këtij vendimi, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila mori vendim të ndalojë hyrjen e disa produkteve maqedonase në Kosovë. Shumë shpejt, barrierat mes dy vendeve u ashpërsuan deri në mbyllje të kufirit.