Zgjedhjet në Kosovë, KQZ nuk e certifikon listën “Srbija”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2013, 08:58
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë nuk do të certifikojë listën unike “Srbija’’ të propozuar nga Serbia. I gjithë spektri politik kosovar është unik kundër certifikimit të saj.Ndërkohë, në takimin e djeshëm të grupeve të punës, që u mbajt në Bruksel, pritet propozimi i ri nga pala serbe pas refuzimit të KQZ-së që ta bëjë certifikimin.Mirëpo, përveç emërtimit që vlerësohet antikushtetues, partitë opozitare rrezikun më të madh e konsiderojnë pozicionin e pjesëtarëve të kësaj liste pas përfundimit të zgjedhjeve, shkruajnë mediat në Kosovë.