“Kriza tregëtare”, Ahmeti takon ambasadorin e BE, nesër Kuçi në Shkup
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në takimin e sotëm me Aivo Orav, Ambasador i Bashkimit Evropian në Maqedoni, ka njoftuar se nesër në Shkup do të qëndrojë zv kryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi.Ambasadori Orav ka shprehur shqetësimin e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën e krijuar midis Maqedonisë dhe Kosovës pas bllokadave të ndërsjella midis dy vendeve si dhe u interesua për vizitën e Kryetarit Ahmeti në Athinë si dhe për zhvillimet vendore politike.Kryetari Ahmeti ka njoftuar Ambasadorin Orav që mbrëmë ka zhvilluar një bisedë me Zëvendës Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Hajredin Kuçi, me të cilin janë dakorduar që kjo situatë duhet të tejkalohet sa më shpejtë dhe të normalizohet tregu dhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallrave.Pas bisedave të djeshme dhe të sotme të z. Ahmeti me z. Kuçi, Zëvendës Kryeministri kosovar Kuçi do të vizitojë nesër Shkupin dhe do të zhvillojë takime në Qeverinë e Maqedonisë për ta tejkaluar këtë situatë.