Kosovë, arrestohen pesë persona nga EULEX-i, ndër ta edhe dy policë

Policia e EULEX-it në Kosovë ka arrestuar 5 persona në Ferizaj ku ndër ta edhe 2 punonjës të policisë së Kosovës.“Të dyshuarit janë arrestuar për një numër akuzash, duke përfshirë ato për shpërdorim të detyrës zyrtare, mitmarrje, dhënie të ndihmës autorëve të veprave penale, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe vjedhje”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e EULEX-it.Njoftimi gjithashtu thotë “me urdhër të gjykatës janë bastisur zyrat dhe banesat private të disa prej personave të arrestuar”.Arrestimet janë kryer nga EULEX-i duke e pasur edhe bashkëpunimin e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe Policinë e Kosovës.