Qeveria maqedonase mbledhje urgjente për krizën tregëtare me Kosovën
Qeveria e Maqedonisë ka nisur një mbledhje urgjente për të shqyrtuar situatën e krijuar lidhur me embargon dhe ‘luftën’ tregtare me Kosovën.Nga Qeveria informuan se mbledhja në orën 11.00 është thirrur nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili siç mësohet ka disa opsione për të vendosur lidhur me situatën e krijuar me vendin fqin, pas vendosjes së embargos së plotë nga pala e Kosovës për prodhimet e Maqedonisë si dhe nga ana tjetër, vendosjen e taksës kufitare për shtetasit e Kosovës nga ana e autoriteteve të Shkupit.Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha theksoi se në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informata e ministrit të Ekonomisë, Valon Saraçini, pas takimit të djeshëm në Prishtinë më ministrat homolog të Kosovës.“Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe informata e ministrit Saraqini, se çfarë është diskutuar dhe ka dalur si vlerësim nga takimi në Prishtinë me zëvendëskryeministren dhe ministren e tregtisë dhe industrisë të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila”, ka theksuar zëdhënësi Hoxha.Nga ana tjetër Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës deklaroi se mbetet e vendosur për mos heqjen e masave të ndërmarra për bllokimin e importit të produkteve me origjinë nga Maqedonia, deri në vendimin e palës maqedonase, për heqjen e të gjitha barrierave tregtare dhe të lëvizjes së lirë të njerëzve ndaj Republikës së Kosovës.MTI, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që, përveç në raste urgjente, për shkak të situatës së papërshtatshme, të shmangin udhëtimet drejt Maqedonisë.“Për shkak të bllokimit të kufirit që është bërë me automjete transportuese dhe autobusë në territorin e Maqedonisë para pikëkalimeve kufitare në Bllacë dhe Jazhincë të Maqedonisë, qytetarët e Kosovës momentalisht lejohen të kalojnë kufirin vetëm në këmbë. Aktualisht kufiri është i mbyllur për të gjitha automjetet, ndërsa kalimi i këmbësorëve bëhet pa pengesa nga të dyja anët e kufirit. Situata është e qetë dhe stabile”, thuhet në një komunikatë për media të MTI-së.Po ashtu, në komunikatë thuhet se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për zgjidhjen sa më të shpejtë dhe në rrugë institucionale të problemeve tregtare dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve me Republikën e Maqedonisë.