Papunësia në Greqi arrin 27.9%

Papunësia në Greqi ka arritur nivelin rekord prej 27.9 për qind gjatë muajit qershor, njoftoi të enjten zyra e statistikave ELSTAT.Ky nivel paraqet dyfishin e mesatares në Eurozonë që është 12.1% në të njëjtën periudhë kohore.Pothuajse 2/3 e të rinjve nën moshën 25 vjeçe, ose 58%, janë të papunë.Gjatë muajit maj rekordi ishte 27.6 për qind, krahasuar me 24.6 sa ishte në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.Numri i të papunëve është pak mbi 1.4 milion, kurse krahasuar me qershorin e vitit 2012, 174.709 veta më shumë janë të papunë.Greqia e zhytur thellë në borxhe ka nisur të zbatojë masa të rrepta të kursimeve, të cilat ia ka kërkuar Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në këmbim të një ndihme multi-bilionëshe.Shteti grek është në recesion për të gjashtin vit me radhë. Qeveria konservative ka premtuar që vitin e ardhshëm do të del nga recesioni.