Kufiri Kosovë-Maqedoni do zhbllokohet çdo dy orë

Shoqata e transporteve në Maqedoni, e cila ka bllokuar kufirin, në Bllacë ka deklaruar se në shenjë të vullnetit të mirë do e zhbllokojë rrugën për automjetet nga 30 minuta në çdo dy orë deri në zgjidhjen e plotë të situatës.Përfaqësuesja e shoqatës së transportuesve të Maqedonisë, Biljana Muratovska thotë se ky vendim është marrë pas sinjaleve pozitive nga politikanët se mund të zgjidhet problemi mes Prishtinës dhe Shkupit.“Në shenjë të vullnetit të mirë sot kemi vendosur të bëjmë lëshime të vogla. Derisa politikanët e njërës dhe anës tjetër negociojnë, ne do të debllokojmë akset rrugore për kalimin e atomjeteve nga 30 minuta çdo dy orë, me qëllim që të ulet tensioni i krijuar' ka bërë të ditur përfasuesja e Shoqatës së Transportuesve të Maqedonisë Biljana Muratovska