Mitrovicë,Ivanoviç: S'po na certifikojnë për shkak të emrit

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës së Veriut, Oliver Ivanoviç ka thënë se Komisioni Qëndror Zgjedhor i Kosovës nuk e ka certifikuar për shkak të emrit të saj e jo për shkak të mangësive teknike.“Ne kemi marrë një letër nga KQZ ku thuhet se iniciativa jonë ka mangësi teknike, mirëpo kjo nuk është arsyeja kryesore për sanksionimin e listës tonë, por kjo ka ndodhur për shkak të emrit. Sidoqoftë këtë askush nuk dëshiron të na thotë”, i ka thënë Ivanoviç televizionit publik serb.Ivanoviç ka thënë se emri i listës që ai e udhëheqë, “Srbija, Demokracia, Drejtësia” ka shtuar se deri më 14 shtator ato që janë quajtur mangësi teknike do të hiqen“Është e qartë që problemi qëndron te emërtimi, mirëpo si ka mundësi që iniciativa malazeze nuk ju pengon atyre?” ka thënë më tej Ivanoviç.