Beogradi shpërndan kuvendet e 4 komunave serbe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2013, 11:20
Qeveria e Serbisë ka shpërndarë sot kuvendet e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës , Mitrovicë, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok.Në njoftimin e ekzekutivit serb thuhet se në këto komuna janë emëruar kryetarë dhe anëtarë të organeve të përkohshme.Qeveria e Serbisë, në seancën e sotme, po ashtu ka formuar një ekip menaxhues për krijimin e asociacionit të komunave serbe në Kosovë.Ky mekanizëm, i cili ka për qëllim integrimin e serbëve në institucionet shtetërore të Kosovës, parashikohet me Marrëveshjen për Normalizim të Marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.Serbët e veriut, megjithatë janë shprehur kundër pjesëmarrëjes në zgjedhjet lokale të Kosovës, të parashikuara për 3 nëntor.