Kontesti i emrit, Nimiç viziton sot Shkupin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shtator 2013, 08:30
Ndërmjetësi i OKB-së për emrin, Metju Nimiç viziton sot Shkupin, në një përpjekje të re për afrimin e palëve drejt një zgjidhje për kontestin e emrit të Maqedonisë.Mediat greke paralajmëruan se Nimiç nuk do të sjellë asnjë propozim të ri për emrin dhe se mbetet pas propozimit të fundit Republika e Epërme e Maqedonisë. Por, ky propozim që në fillim disa muaj më parë u hodh poshtë si i papranueshëm nga pala greke.Kryeministri Nikolla Gruevski para vizitës theksoi se shpreson se kësaj radhe do të lëviz procesi për zgjidhjen e emrit.Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka theksuar se për shqiptarët në Maqedoni janë të pranueshme propozimet Republika e Epërme apo Veriore e Maqedonisë.