Apeli i kryekomunarit të Kaçinarit: Rregulloni rrugën, do nxjerr fshatin në protestë

Rreth 2700 banorë te 5 fshatrave të Komunës Kaçinar në Mirditë vijojnë të mbetën të izoluar si pasoje e bllokimit të rrugëve lidhese.Shkarja e dherave e ndikuar nga reshjet e shiut te tre diteve te fundit ka bërë që jeta e banorëve të vështirësohet së tepërmi, ndërsa kreu i Komunës akuzon per mosnderhyrje Keshillin e Qarkut te Lezhes, institucion i cili ka ne vartesi mirembajtjen e rrugeve rurale.Sipas kryekomunarit te Kaçinarit, Petrit Bardhi, ka pasur vetëm përpjekje të banorëve për të hapur rrugën, ndersa ankesa e tij prane qarkut te Lezhes nuk eshte marre parasysh.I kontaktuar nepermjet telefonit, kreu i qarkut të Lezhës Pashk Gjoni tha se është në dijeni të kësaj problematike, por intensiteti i lartë i reshjeve ka krijuar këtë situatë.Sipas tij ka probleme edhe me fondet që janë në dispozicion për rrugët rurale,ndërsa shprehu angazhimin e tij për një koordinim të masave edhe me aktorë të tjerë.