Durrës, plumba 40-vjeçarit, jashtë rrezikut për jetën në spital

Plagoset me armë zjarri një person në Durrës. Ngjarja është regjistruar në orët e mbrëmjes pranë Muzeut të Dëshmorëve, ku shtetasi Arton Zezi, 40 vjeç nga Shijaku është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur.Sipas dëshmitarëve, 40-vjeçari Zezi është qëlluar teksa po zbriste nga makina e tij tip “Fuoristradë” e zezë. Ndërkaq Zezi është transportuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Nderkaq policia ka identifikuar edhe autorin e ngjarjes, shtetasi Bashkim Haxhia, i cili është shpallur në kërkim.  Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndersa paraprakisht  dyshohet se shkak i ngjarjes kanë qenë mosmarrëveshjet për shitjen e një apartamenti.