Dritan Dajti vazhdon ofensivën, kërkon tabulantet e telefonave të policëve
Ashtu siç kishte premtuar, Dritan Dajti ka filluar një sezon të ri të telenovelës së tij dhe këtë radhë me deklarata tepër bombastike. Ai vazhdon të bëjë akuza të forta përsëri mbi Arjan Muçën dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, duke i akuzuar se askujt nuk i intereson zbardhja e kësaj çështje. Në seancën e radhës i pandehuri ka kërkuar përgjimet e telefonit që Arjan Muça i ka bërë numrit të tij. Dajti shkon më tej duke sqaruar se në ndihmë Muçës i ka ardhur edhe e motra, e cila është drejtoreshë e përgjimeve në Prokurori.Ai akuzoi se askujt nuk i intereson zbardhja e këtyre tabulateve, pasi bashke më numrin e tij janë pëgjuar edhe numrat e shumë zyrtarëve të tjerë. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i Prokurorit për këtë kërkesë të Dajtit, duke u shprehur se ai nuk ka dijeni për këto përgjime dhe nuk janë të përfshira në fashikullin gjyqësor. Ndërsa sa i përket motrës së Muçes, ajo nuk ka lidhje me këtë hetim, pasi ajo vetëm dy muaj ka në detyrë.Për çudi në seancën e sotme një avokat pranoi ta marrë Dajtin në mbrojtje, por si fillim ai kërkoi përjashtimin e trupit gjykues.Por gjykata e hodhi poshtë këtë kërkesë, pasi avokati Kadri Isufaj duhet ta pranojë definitivisht mbrojtjen dhe më pas të bëjë kërkesa. Ndërkaq vetë Dajti ka kërkuar që avokati të largohet nga salla, pasi gjykata ka një vendim që ky gjyq të zhvillohet pa avokat ose ndryshe të revokohet ky vendim. Më pas gjyqi vazhdoi pa avokat, ku Dajtit nuk i’u pranua kërkesa për përgjimet dhe ai largua nga salla duke shtyrë gjyqin për në datën 23 shtator.