Aksident në aksin Fushë Krujë-Milot, kamioni përplas për vdekje kalimtarin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2013, 18:31
Në superstadën Fushë-Krujë -Milot është shënuar aksidenti i rradhës pasditen e sotme. Një kamion mallrash ka përplasur një kalimtar, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme. Ngjarja u shënua rreth orës 16:30 në këtë aks rrugor që është kthyer në një ndër më të përgjakshmit në vendin tonë.Mësohet se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur shtetasi Palush Paluca nga Kamza. Drejtuesi i kamionit me targa të Krujës 78 94 A, e ka dërguar menjëherë në spital personin që përplasi, në një përpjekje për t’i shpëtuar jetën. Por kjo ka qënë e pamundur, pasi ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.