Burrel, 5 persona helmohen nga mishi i pulës, mes tyre 2 fëmijë

5 persona te nje familje kanë mbërritur pasditen e kësaj të enjteje në spitalin rajonal të Burrelit me shenja helmimi. Pacientët ishin pjesëtarë të një darke familjare në komunën Komsi në Burrel dhe në përfundim të saj kanë shfaqur shqetësimet e para.Mes te intoksikuarve janë 2 fëmijë, 2 gra dhe 1 burrë, të cilët gjendjen jashtë rrezikut për jetën. Sipas Drejtorit të shëndetit publik shkak i helmimit ka qenë konsumimi i mishit të pulës.   Mjekët e spitalit bënë të ditur se më herët janë paraqitur në spital edhe dy persona të tjerë, që dyshohet se janë helmuar me ushqime.