Arrestohet sërish grabitësi i makinës me të cilën u vra Dritan Lamaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2013, 10:25
Policia e Krujës ka arrestuar sërish 32-vjeçarin Gentjan Bejtja, i cili është akuzuar më herët për vjedhjen e makinës e cila ishte përdorur për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamajt, më 24 shkurt 2013.Sipas policisë 32-vjeçari është kapur me snajper dhe akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa arma është dërguar për ekspertizë, për të parë nëse është përdorur për ndonjë krim.Më herët, Gjykata e Apelit ka vendosur lirimin me kusht të Gentjan Bejtës dhe hetimin e tij në gjendje të lirë.32-vjeçari u akuzua se kishte vjedhur makinën tip BMW e cila mendohet se u përdor për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, makinë e cila u gjet një ditë pas krimit e braktisur në një fshat në Fushë Krujë.