Rritet me 2% varfëria në vend, INSTAT: Fenomeni ndeshet më shumë në qytet

Vetëm në 4 vite, 30.000 shqiptarë kanë prekur e vuajtur varfërinë. INSTAT për herë të parë publikon të dhënat paraprake për nivelin e varfërisë ne vend, ku shifrat i referohen periudhës 2008-2012.Nga 12.4% që ka qenë varfëria 4 vite më parë, tashmë ne vend ka shkuar 14.3% pra një rritje me 2%.Drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, thotë se të dhënat e ankesave kanë treguar se më të varfëra janë qytetet Lezhë dhe Fier.Por si problem social, varfëria nuk është më plagë rurale. Të varfër gjenmë tepër në qytete sesa në fshat ditët e sotme. Ekspertët këtë e lidhin me lëvizje demografike dhe vështirësinë e gjetjes së një pune të qytet.