Romë, Ambasada e Meksikës festime për 203-vjetorin e Ditës Kombëtare

Në prag të 203 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara Meksikës në Romë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh festive.Nën kujdesin e Ambasadorit meksikan në kryeqytetin italian, Miguel Ruiz Cabanas, i cili shërben edhe si ambasador në Tiranë, është mbajtur një pritje në Ambasadën meksikane në Romë, ku morën pjesë personalitete të larta të qeverisë italiane, zyrtarë të lartë nga Shqipëria, por dhe ambasadorë të shumtë të akredituar në Romë.I pranishëm në festimet për ditën kombëtare të Meksikës është edhe Konsulli i nderit i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, Ylli Ndroqi, i cili gjatë qëndrimit në Romë, do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë meksikanë por edhe italianë.Në një ceremoni mbresëlënëse, e cila ka nisur e himnin kombëtar të Meksikës, e ndjekur nga një parakalim emocionues i Ambasadorit meksikan në kryeqytetin italian, Miguel Ruiz Cabanas, i cili ne një fjalim për këtë ditë të shënuar të shtetit të tyre, ka vlerësuar të gjithë ata njerëz që vendosën 203 vjet më parë me shpirtin e tyre luftarak të bëhen bashkë dhe të shpallin pavarësinë e tyre.“Meksika është një vend i ri dhe rininë e ka në gjak” tha Ambasadori për ta mbyllur me një thirrjen në gjuhën meksikane “Rroftë Meksika”!Ceremonia më pas ka vijuar me ngritjen e flamurit meksikan dhe pas kësaj Ambasadori Cabanas ka ftuar të gjithë të pranishmit në një kokteil me tekila, pija tradicionale e Meksikës nën ritmet edhe të muzikës meksikane.Një grup xhirimi i RTV Ora News e ka ndjekur nga afër të gjithë eventin në këtë ditë të shënuar për Shtetet e Bashkuara te Meksikës. Në një prononcim për Ora News, Miguel Ruiz Cabanas vlerësoi praninë e ekipit të televizionit tonë, sikundër dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve me vendosjen e Konsullit të Meksikës në Tiranë, zotin Ndroqi.Ai foli dhe për mundësinë e bashkëpunimit në infrastrukturë dhe turizëm mes dy vendeve tona, ndërsa shtoi se këto mbeten vetëm hapat e pare, duke u shprehur optimist për më shumë bashkëpunim mes Shqipërisë dhe Meksikës.Shtetet e Bashkuara të Meksikës shpallën pavarësinë nga Spanja në 16 shtator 1810.