Shpërthen makina e shefit të krimeve të komisariatit 1, nuk ka të lënduar

Shpërthen makina e shefit të krimeve të komisariatit 1 në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në afërsi të urës së Gjerosës, ku automjeti i shefit të krimeve Artur Hyka ka shpërthyer ndërsa ishte e parkuar, çfarë ka bërë që fatmirësisht të mos ketë as të lënduar në njerëz.Ndërkaq antiterrori ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa pista kryesore në të cilën po hetohet është ajo për shkak të detyrës. Mesohet se sasia e lendës eksplozive ishte e vogël dhe ndezja është kryer me fitil përcjellës. Nga skema dhe sasia e vogël e eksplozivit dyshohet se bëhet fjalë për një kërcënim.