Viti i ri shkollor, policia e Tiranës merr masa
Strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore në Qarkun e Tiranës , me fillimin e vitit të ri shkollor 2013-2014, kanë planifikuar dhe marrë të gjitha masat e nevojshme, për sigurimin e rendit dhe të qetësisë në shkollat 9-të vjeçare dhe ato të mesme.Këto masa konsistojnë, në organizimin dhe drejtimin e shërbimeve të policisë në kontrollin e plotë të territorit, në përcaktimin dhe ndjekjen e detyrave nga Patrulla e Përgjithshme të Policisë, strukturat e Hetimit të Krimeve me synim garantimin e rendit dhe qetësisë publike për zhvillimin normal të proçesit mësimor, në shkollat e të gjitha niveleve.Gjithashtu do të punohet për identifikimin e elementëve me preçedentë penal, që cënojnë rendin e qetësinë publike apo që kanë tendenca për kryerjen e veprave penale. Do të intensifikohen masat ndaj personave që kanë tendencë shpërndarjen apo përdorimin e lëndëve narkotike në shkolla, apo në ambjentet përreth tyre.Përveç këtyre policia e Tiranës u kërkon qytetarëve që ditën e parë të shkollës më datë 16 shtator 2013 të qarkullojnë në rrugët publike duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe u sugjeron përdorimin e mjeteve të transportit publik për një rrjedhshmëri sa me normale të trafikut rrugor.