Aksident në Gjirokastër, mjeti del nga rruga, përplas për vdekje kalimtarin

Aksident me pasojë vdekjen e një personi. Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin Ura e Lumit- Lagja Punëtore në Gjirokastër, ku një 50-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet tip ‘Opel’ me targa RKS01265GK, që drejtohej nga 25-vjeçari Ledion Kroi.25-vjeçari Kroi e ka transportuar menjëherë drejt spitalit 50-vjeçarin, por ai nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të shumta.Sipas policisë , shkak i aksidentit është bërë drejtuesi i mjetit, i cili ka humbur kontrollin e makinës, e për pasojë ka dalë nga rruga duke përplasur 50-vjeçarin në anë të rrugës.