Berisha: Gjunjëzove diktaturën më të egër komuniste. Azem ti je gjallë!

Ndërsa mori pjesë në ceremoninë e vedosjes së eshtrave të Heroit të Demokracisë, në Varrezat e Dëshmorëve, ish-kryeministri Sali Berisha i ka dedikuar disa rreshta edhe në rrjetin social facebook, mikut te paharruar, siç e vlerëson ai, Azem Hajdarit.“Ne krye te levizjes studentore ne dhjetor te vitit 1990 Azemi gjunjezoi diktaturen me te eger komuniste ne Europe dhe beri per lirine e shqiptareve te shtypur me shume se kushdo tjeter ne histori” shruan Berisha, ndërsa e mbyll me fjalinë “Azem ti je gjallë!”“Te dashur miq, sot vendosem ne Varrezat e te Reneve te Kombit, eshtrat e burrit te madh te kombit shqiptar, tribunit legjendar te lirive dhe dinjitetit njerezor te shqiptareve, udheheqesit te levizjes studentore te dhjetorit 90, themeluesit te PD, mikut tim te paharruar Azem Hajdarit.Ne krye te levizjes studentore ne dhjetor te vitit 1990 Azemi gjunjezoi diktaturen me te eger komuniste ne Europe dhe beri per lirine e shqiptareve te shtypur me shume se kushdo tjeter ne histori. Nder perjete vepres se pavdekshme dhe kujtimit te ndritur te Azem Hajdarit! Azem ti je gjalle!” përfundon komenti ish- Kryeministrit.Azem Hajdari do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të kombit. Eshtrat e tij u vendosën aty, paraditen e së enjtes në një ceremoni, 15 vjet pas vrasjes së tij.Kryebashkiaku i Tiranes, ne fjalen e rastit, tha se te gjithe i detyrohen Azem Hajdarit per hapin e madh qe ndermori ne dhjetor te 90-s, kur vrau friken.Me heret ne Pallatin e Kongreseve u zhvilluan homazhe oprane arkivolit me eshterat e Azem Hajdarit. Mijera qytare kane marre pjese ne kete homazh per te nderuar figuren e liderit te dhjetorit 90. Shume prej tyre hedhin pershtypjet e veprimtarise se zotit Hajdari, apo edhe ndajne kujtime te shkuara me te.Ne homazhe mori pjese Presidenti i Republikes zoti Nishani, ish-kryeministri dhe lideri historik i te djathtëve Sali Berisha, ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, kreu i LSI-së Ilir Meta, nje grup ministrash i Qeverise se re te socialisteve e drejtuar nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, deputete te forcave te ndryshme politike, perfaqesues se klerit ne vend, perfaqesues te trupave akademike.