Strazimiri:Sot në Kosovë na ka përfaqësuar "Sudja".

Sekretari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar në Facebook në lidhje me vizitën e kryeministrit Rama në Kosovë.Në faqen e tij në rrjetin social, Strazimiri e krahason kryeministrin Rama me Suden ndërsa ekipin e tij me një kioskë pa leje."Sot në Kosovë na ka përfaqësuar "Sudja"... Ka zgjedhur ta fillojë pikërisht në Kosovë, i pavotëbesuar nga parlamenti, e kur së bashku me "ekipin" i ngjajnë një kioske pa leje, në pritje të letrave të legalizimit!!! Ndoshta prandaj për herë të parë Kosova pret "Kryeministrin e Shqipërisë" me një sallë parlamenti të boshatisur... Një gjë është e qarte që sot: këtë "rekord popullariteti" do e mbajë në jetë të jetëve, se s' ka burrë t'ia thyej...?” ka shkruar Strazimiri.