Atentat Drejtorit të CEZ në Laç, plagoset me armë zjarri në një kazino në Tiranë
Atentat drejtorit të CEZ Shpërndarje të qytetit të Laçit në mes të Tiranës. Viktor Skeja, 45 vjeç i ka shpëtuar për mrekulli një tentative për vrasje në një kazino,ku ai ishte duke luajtuar. Ngjarja e rëndë u shënua pasditën e së enjtes në rrugën “Bardhyl”, në kryeqytet.Burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se dy persona kanë hyrë në kazino, pak minuta pasi objektivi i tyre kishte ishte ulur për luajtur. Ndërsa në këtë kohë bëhet me dije se autorët kanë thërritur edhe emrin e Viktor Skejës për ta identifikuar. Pas kësaj njëri nga personat ka nxjerrë armën tip pistoletë dukë e qëlluar dhe lënë te plagosur.Menjëherë 45- vjeçari është dërguar për në Spitalin Ushtarak dhe burime nga bluzat e bardha konfirmojnë se ai ka marrë dy plumba në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur forca të komisariatit numër 4, të cilat kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes,ndërsa janë ngritur edhe disa postoblloqe për kontrolle të imtësishme të personave që sjellin dyshime.Dëshmitarë okularë në vendngjarje konfrimojnë se kanë qenë dy persona me veshje motorristash, të cilët janë larguar në rrugicat midis pallateve në zonën ‘Brrylit” siç njihet në tiranë. Ndërsa grupi hetimor për të përcaktuar saktë pistën e hetimit po pret dëshminë e Skejës, që pritet të hedhë dritë mbi këtë tetativë vrasje, e cila është në vazhdën e krimeve që kanë përfshirë Tiranën kohët e fundit.Në ndihmë të hetimeve pritet të vijnë edhe kamerat e sigurisë së këtij biznesi, po nga dëshmitarët konfirmohet se autorët nuk i kanë hequr kokoret e motorrit, duke e bërë kështu të pamundur identifikimin.