Trashëgimia e pronës, ligji i ri: Ja si lënë testamentin shqiptarët

Në Shqipëri, problemet e pronës së paluajtshme janë shoqëruar me një sërë konfliktesh me pasojë viktima, gjithashtu edhe gjyqe të zgjatura. Për të evituar këto probleme mes fëmijëve, prindërit, zakonisht të moshuar lënë një testament.Sanie Avdiaj është personazhi ynë, ajo është nga Tirana, dhe 75 vjeçe. Kjo zonjë dëshiron të lërë në testament shtëpinë e saj.Tashmë noteri ka në dorë ligjin për procedurat e lënies së një testamenti. Jemi në zyrën e noterit Fatmir Lacej i cili mban edhe detyrën e zv presidenti të dhomës kombëtare të noterisë. Ai tregon se vetëm në pak ditë, mbi 7 persona kanë ardhur për të lënë një testament.Nuk janë të paktët ata që kanë vendosur të lënë testament dhe ende nuk kanë përfunduar procedurat për të. Janë rreth 30.000 testamente që ndodhen në Gjykatën e Tiranës ende të jozyrtarizuar. Noterët, me kompetencat e reja që i jep paketa civile, kërkojnë hartimin e një regjistri kombëtar të testatorëve me qëllim shmangien e abuzimit me dorëshkrimet e fundit të personit.