Lumi Drojë përmbyt zonat përreth, nxënësit rrezikojnë frekuentimin e shkollës
Sa herë që ka reshje, lumi Drojë në rrethin e Kurbinit bëhet i rrezikshëm për banorët e zonave ku kalon, aq më tepër kur prurjet sjellin me vete ndotje dhe mbetje urbane.Dy fshatrat Bushnesh dhe Golem janë më të prekurit nga reshjet e rëna ditët e fundit, pasi lumi Drojë bllokon të vetmen rrugë, nëse edhe kjo mund të quhet e tillë, që lidh fshatrat me zonën përreth.Një problem i cili e vështirëson akoma edhe më shumë gjendjen e lumit janë mbetet që hidhen në kaskadën e tij, pasi banorët nuk kanë si ta zgjidhin këtë çështje.Banorët gjithmonë kanë kërkuar ndëryrjen për situatën e lumit Drojë, jo vetëm se ai pushtohet nga mbetjet dhe hera-herës kthehet në një landfill të improvizuar, por edhe nxënësit e kanë të vështirë të kalojnë për të shkuar në shkollë.Edhe këtë vit shkollor nxënësit fillojnë odisenë më prurjet e shumta të lumit, sepse u duhet të shkojnë në shkollë, e ndërsa presin që kjo situatë të ndryshojë, lumi Drojë në Mamurras sëbashku me mbetjet, duket se do të jetë padroni i zonës.