Viti i ri shkollor, komuna Dermenas restauron shkollat nën administrim

Me nisjen e vitit të ri shkollor komuna Dërmenas në qarkun e Fierit ka marrë masat për restaurimin e plotë apo të pjesshëm të shkollave që ka nën administrim, për tu ofruar kushte më të mira nxënësve dhe mësuesve.Viktor Fasko, kryetari i kësaj komune deklaron që edhe pse me një buxhet të cunguar, përsëri kjo komunë me anë të një fondi 4 mln lekë, restauroi 6 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme në këtë zonë.Investimi më i rëndësishëm, sipas drejtuetsëve të komunës është bërë në shkollën e fshatit Povelece, pasi një vit më parë kësaj shkolle ju vu çelësi nga higjena për mosplotësim të kushteve sanitare.Sivjet janë rreth 1200 nxënës që do të mësojnë në këto institucione arsimore në Komunën Dermenas, ku i presin ambiente edhe më të mira për të studiuar.