1 ton marijuanë nga Lazarati u sekuestrua sot në bregdetin e Greqisë

Një sasi prej 1 tonësh marijuanë është gjetur dhe sekuestruar nga policia e shtetit helen në një plazh në afërsi të Patrës.Autoritetet greke kanë dyshime e tyre se lënda narkotikje vinte nga Shqipëria. Ata kanë deklaruar se kjo sasi e madhe lënde narkotike e ndarë në 50 çanta është nxjerrë nga deti paraditen e sotme dhe ka dyshime se ka qënddruar për disa orë në ujë.Sipas autoriteteve të shtetit fqinj droga mund të jetë transportuar në afërsi të Patras përmes ndonjë anije apo motoskafi.Ndërkaq disa metra më tutje është gjetur edhe një autoveturë, e cila dyshohet se do të transportonte lëndën narkotike. Droga dyshohet se eshte transportuar me skaf nga Shqiperia me itenerarin Korfuz- Patra Kilini.Sipas policise greke, trafikantet shqiptare kane filluar te perdorin rrugen detare per dergimin e lendeve narkotike drejt shtetit helen per shkak te kontrolleve te shpeshta te policise kufitare greke ne akset rrugore qe lidhin Shqiperine me Greqine.