Të jetosh në trotuar, familja me 5 anëtarë e pastrehë në rrugën “Kont Uran”

Nje tragjedi familjare, por qe prek te gjithe shoqerine shqiptare i ka ndodhur familjes se Lutfi Ballatit. Çifti Ballati se bashku me tre femijet e tyre u nxoren me date 29 gusht, me force nga Policia e Shtetit, nga banesa e tyre ne rrugen “Konti Uran”.Shtepia ku ata banonin njihet si shtepia publike nga vitet ‘30 deri në vitet ‘44, kur me largimin e Zogut prona i kaloi shtetit. Siç shpjegon dhe vete zonja. Ballati, e drejta per te qendruar ne banese iu dha familjes se tyre nga shteti dhe zoti Gezim Kallçiu, pronari i ri i prones i nxori ata ne rruge ne menyre çnjerezore.Zoti.Ballati thote sesi kryefamiljari i nje familje çame, i ka bere thirrje Shpetim Idrizit per t’i ndihmuar por nuk ka marre asnje pergjigje prej PDIU-se. Ai gjithashtu flet per demet qe i solli ky debim i dhunshem, duke perfshire thyerjen e mobiljeve nga forcat e policise dhe shkaterrimin e humbjen e sendeve te shtepise, madje shprehet se mungojne edhe leket qe kishte ne shtepi.Pamjet e baneses se improvizuar me kompesat dhe pjese nga mobiljet e mbetura te bejne te ndjesh keqardhje per kete familje dhe sidomos per femijet e tyre, te cilet ishin semurur nga reshjet e ketyre diteve.