Sistemi shëndetësor, Tavo: Progres pozitiv, mbetet ende shumë për të bërë
Besimi i qytetarëve shqiptarë në sistemin e shëndetësisë nuk mund të lëkundet nga vdekja e një apo dy personave, raste të cilat ndodhin edhe në spitalet e vendeve të zhvilluara. Kështu është shprehur në RTV Ora News numri një i shëndetësisë, Vangjel Tavo, lidhur me sistemin shëndetësor në vend, ku theksoi se gjatë këtyre viteve sektori i shëndetësisë ka njohur zhvillime dhe progres pozitiv, ku në shumë drejtime konkurojmë bindshëm, madje edhe tejkalojmë shumë vende në rajon, duke specifikuar rastin e vdekshmërisë foshnjore si dhe vaksinimin.“Nuk preket sistemi shëndetësor nga raste të tilla që ndodhin në të gjitha vendet e botës, kur në shëndetësi marrim vlerësimet maksimale në rajon. Për vdekshmërinë foshnjore jemi në stadin më të mirë në rajon, po ashtu edhe në vaksinim. S’mund të flasim për humbje besimi. Natyrisht që është një sektor që asnjëherë smund të thuash që ke mbaruar punë, vazhdimisht kërkon angazhim impenjim të të gjitha strukturave jo vetëm, të MSH, por dhe bluzave të bardha. Edhe në vendet e zhvilluara shëndetësia kudo mbart problematikën e vet megjithëse kanë buxhet shumë herë më të lartë se ne, aq më pak në vendin tonë që buxheti nuk është i bollshëm. Pavarëssiht kësaj dua të shtoj se buxheti aktual është i mjaftueshëm për plotësimin e ogbjektivave që i kemi vënë vetes” tha Tavo.Një dualitet dhe një konkurencë e fortë mes sistemit shëndetësor publik dhe atij privat për Ministrin Tavo përkthehet më tepër si një marrëdhënie plotësuese, madje nënvizon se pavarësisht të shumë përceptimeve, ai publik sipas tij e tejkalon privation në jo pak raste, jo vetëm nga profesionalizmi i stafit mjekësor por dhe nga teknologjia dhe aparaturat moderne për diagnostikim.“Nuk mund të them se spitalet private kanë konkuruar fort sistemin publik, ka qenë një nxitës për të përmirësuar veten, sa i përket teknologjisë mund të them se në shumë drejtime ato publike janë pajisur me paisje ndër më modernet të kohës, të cilat ato private nuk i kanë. Diagnostikimi është një cështje e zgjidhur përmes telemjekësisë. Ka nevojë akoma në infrastrukturë, plotësimi i spitaleve me medikamente.Kobalti është një procedurë disi e kaluar, po bëhemi gati të instalojmë një aparat shumë më modern dhe të avancuar, fillon nga puna në janar, jemi në proces të rikonstruksionit të ambjentit. Në QSUT do të ketë dy akselatorë, duke bërë kështu që edhe radioterapia të jetë një cështje e zgjidhur. Sa i përket skemës së sigurimeve në ato publike funksionon, ka nevojë për një menaxhim më të mirë të sistemit spitalor në vendin tonë, megjithatë skema e sigurime shëndetësore në sistemin spitalor publik funksion në mënyrë të kënaqshme. Por pritet që shumë shpejt të përfshihen edhe spitalet private dhe qytetarët të mund të kenë mundësi tu drejtohen si spitaleve publike ashtu edhe atyre private. Spitalet private në vendin tonë janë plotësuese” theksoi ai.Një sfidë më vetë e Ministrisë së Shëndetësisë sipas Ministrit, për të cilën edhe po punohet, mbetet minimizimi i lëvizjeve të panevojshme për diagnostikim i pacientëve nga rrethet, duke shpresuar që masat e marra nga ky institucion do të japin efekt për vitin në vazhdim.“Qytetarët duhet ti drejtohen paraprakisht mjekut të familjes dhe më pas të orientohet te mjeku specialist nëse është e nevojshme, ai mund ta mbajë në spital të rrethit ose rajonal, në ato raste ku nuk mund të trajtohen edhe aty mund të drejtohen në QSUT. Mjekët atje nuk përballojnë presionin e pacientëve dhe familjarëve dhe drejtohen drejt Tiranës. Në spitalet rajonale ka mjekë të specilaizuar dhe shumë të mirë. Për vitin që vjen edhe me masat e MSH për ta minimalizuar këtë lëvizje të panevojshme ky problem do të zgjidhet” u shpreh Tavo.Për kreun e MSH të jesh sot mjek ia vlen si në rastet kur mbetesh në Tiranë ashtu edhe nëse emërohesh në një spital rajonal. Ndërsa nënvizoi se në sitemin shëndetësor vlerësimi në bazë të meritokracisë është evident.“Ai që studion në mjekësi e merr parasysh edhe këtë fakt. Kur mbaron mjekësinë dhe ske mundësi të punosh në Tiranë mund të punosh edhe si mjek familjar, parësor dhe realisht kjo është pjesa dërmuese. Ja vlen sepse ata për atë punë po specilaizohen. Kemi një sistem vlerësimi si për shefat e shërbimit e deri tek mjekët më të rinj, në varësi të edukimit dhe eksperiencës së fituar gjatë punës. Ata janë në konkurencë me njëri-tjetrin. Është konkurencë shumë e fortë dhe e domosdoshme për të zgjedhur më të mirin sipas kritereve të përcaktuara” deklaroi Ministri Tavo.Në përfundim Ministri i Shëndetësië Vangjel Tavo u shreh se aktualisht po merret me buxhetin, detajimin e tij, problematikat që duhen zgjidhur me këtë buxhet, po ashtu edhe me cështje të tjera që kanë të bëjnë me organizimin po kështu dhe reformat në proces, për të përmbushur kështu objektivat qeverisëse të këtij mandati katër vjecar të mazhorancës.