100 vjetori, Tavo çertifikata mirënjohjeje për 70 mjekë

Misioni i vështirë i mjekëve shqiptarë ndër vite është nderuar në këtë 100-vjetor nga Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, i cili dhuroi rreth 70 certifikata simbolike mirënjohjeje, me motivacion “për kontributin e dhënë në shërbim të popullit dhe përkushtimin e tyre human në këto 100-vite”.Në fjalën e tij përshendetëse, Tavo u përul përpara shembullit të mjekëve, duke i quajtur ato si simbol i atributeve sublime njerëzore .Gjithashtu në këtë ceremoni Ministrit Tavo i është dorëzuar edhe dokumenti i rëndësishëm , Statuti i Parë i Ministrisë së Shendetësië, ai i vitit 1920.Në ceremoni morën pjesë mjekë dhe familjarë të shumtë, të cilët iu bashkuan kësaj ceremonie festive dhe nderimi.