Rrjeti i kanalizimeve në Vlorë, rikonstruksione në zonat më problematike

Në prag të stinës së dimrit, Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në qytetin e Vlorës ka marrë masa për të ndërhyrë në sistemin e rrjetit te kanalizimeve per te shmangur situatat e pakëndshme që janë krijuar gjatë reshjeve të shiut.Vite më parë, qyteti i Vlorës është përballur me bllokim te rrjetit të kanalizimeve, duke u bërë një shqetësim i madh për të gjithë banorët. Për t'i shmangur të tilla probleme Ndërrmarja e Shërbimeve Publike do të ndërhyjë për riparimin e rrjetit.Me problematike paraqitet Bulevardi Vlore- Skele, ku mjaftojne vetem pak reshje që e gjithë rruga te mbulohet nga uji. Edhe në lagje të tjera të vlorës paraqitet pothuajse e njëjta situatë. Gjithashtu drejtori i kësaj ndërmarje kërkon dhe bashkëpunimin e institucioneve të tjera përkatëse ashtu sic është dhe bordi i kullimit për ndërhyrjen në rrjet dhe rikonstruksionin e tij.Kohët e fundit përmbytjet nga rreshjet në Vlorë janë kthyer në të zakonshme si pasojë e ndërtimeve pa kriter e sistem mbi kolektor dhe në zonat ku kalojnë kanalet kulluese dhe riparimi i tyre kërkon pune në vite dhe pse jo fonde te konsiderueshme parash.