Ruli: Program kombëtar për përmirësimin racor të bagëtive

Qeveria ka gati një plan për përmirësimin racor për gjedhin ashtu dhe për bagëtitë e imëta. Programi i ri i hartuar në këtë mënyrë ka ardhur si nevojë nga shtimi i kërkesave nga ana e femerëve për të pasur bagëti që prodhojnë më shumë mish apo qumësht.Sipas programit të ri, do të ketë një bankë për të shtuar dhe ruatjur këto rraca bagëtish. Ministri, Genc Ruli, ishte në Shijak për të parë nga afër një fermë në të cilën ushqeheshin 800 krerë lopë.“Një fermë si kjo është një rast krejt unik që ngelem me bindjen që të mos ngelet e vetmja në Shqipëri. Është një investim që tregon jo vetëm urtësinë, zgjuarsinë dhe kurajon që ka pas investitori, por është në rradhë të parë një besim që ai ka se ky lloj investimi, kulloj biznesi në ambientin tonë ekonomik e bujqësor mund të ecë mjaft mirë. Kur shohim investime të tilla ne sigurisht bëjmë dhe konfirmimin e vetë politikave që ndjekim në fushën e bujqësisë, për të parë që këto politika arrijnë me të vërtetë rezultatin që kërkojmë dhe a ajanë politikat e duhura dhe a duhen korrektuar. Sigurisht ky është një investim madhor, qoftë për nga fondet që janë dhënë, qoftë dhenta koncepti, pasi është realizuar si një investim multikonceptal. Ka brenda blegtorinë dhe bujqësinë, pasi ka nisur kultivimin e ullirit dhe shegëve. Investitori ka ambicie që në pak vjet të arrijë të mbjellë 100 mijë rrënjë ullinj dhe 5 mijë rrënjë shegë. Sigurisht hyn në një nga fermat që do t`i jepte bukuri çdo vendi të Evropës. Është një fermë e standardeve të larta dhe padyshim që është një pikënisje e mirë, jo për faktin që të gjitha fermat blegtorale në Shqipëri do të bëhen kaq të mëdha, por fermat e mëdha krijojnë dhe sistemin konvejer për të tërhequr dhe fermat e vogla drejt modernizimit, ose duke i vënë në marrëdhënie tregtare me to”, – tha ministri Genc Ruli.Investuesi tha se në fermë kanë asistuar edhe studentët e Veterinarisë dhe të degëve të tjera në bërjen e praktikave mësimore.Pasi ka parë nga afër ambjetin e fermës, Ministri Ruli tha se qeveria do të mbështesë cdo projekt të femerëve ,me qëllim që në tregu vendas të konsumojë tashmë vetëm prodhime të fermave shqiptare.