Panairi i shëndetësisë në Lezhë, mjekët analiza e vizita falas për qytetarët

Qytetarët e Lezhës mund të marrin informacion nga ekspertë të shëndetit, por në anën tjetër mund të bëjnë analiza apo matje glicemie e tensioni falas. Panairi i shëndetit, i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë është hapur dhe në qytetin e Lezhës.Çadrat e vendosura në qëndër të qytetit do të bëjnë sensiblizimin e qytetarëve për sëmundjet dhe infeksionet më të përhapura vend. Drejtori i Shendetit Publik, Sander Marku, theksoi rëndësinë e këtij panairi, të parë në llojin e tij.Mbyllja e panairit në nivel kombëtar do të bëhet pikërisht në qytetin e Lezhes, ku do te marrin pjese perfaqësues te Ministrise se Shendetsise dhe Ambasades amerikane, e cila ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për shëndetësinë në këtë qytet.